Search

Bislimi dhe Abbott diskutojnë për tensionet në veri e krizën energjetike

03 Gusht, 2022


Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Në këtë takim u tha se u bisedua mbi zhvillimet e ditëve të fundit në veri të Kosovës dhe për vendimin e Qeverisë për shtyrjen me datë 1 shtator 2022, të dy vendimeve mbi regjistrimin e targave në RKS dhe dokumenteve hyrje-dalje.

Abbott thotë se me Bislimin diskutoi po ashtu edhe mbi sigurinë energjetike dhe ekonominë, teksa përcolli këtë mesazh për Kosovën:

”Është e rëndësishme që Kosova të angazhohet me qytetarët dhe komunitetin ndërkombëtar për perspektivat e dimrit”.