Search

Berisha tregon pasojat e anulimit të vendimit për tarifa, rrezikohet i gjithë sektori

20 Maj, 2022


Eksperti i sektorit të energjisë elektrike, Ardian Berisha ka thënë se vendimi i fundit i Gjykatës së Apelit për pezullimin e tarifave të energjisë elektrike të vendosura nga ZRRE rrezikon qëndrueshmërinë financiare të gjithë sektorit të energjisë elektrike.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Berisha ka listuar pasojat e vendimit të fundit të Gjykatës së Apelit. Ai ka thënë se vendimi do të sjellë reduktime të energjisë elektrike, cenon edhe marrëveshjen e kyçjes me ENTSO-e dhe se minon përpjekjet dhjetëvjeçare për njohjen e Kosovës si zonë të pavarur rregulluese.

Vendimi i Gjykatës së Apelit për tarifat e energjisë, KOSTT: Nëse kthehen tarifat e lira, do të kthehen reduktimet e rrymës

Lexo më shumë

Berisha ka thënë se vendimi rrezikon qëndrueshmërinë financiare të tërë sektorit dhe se rritë nevojën për subvencion nga buxheti.

Ndryshe, ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit kanë reaguar edhe një numër institucionesh dhe eskpertësh. Pothuajse njëzëri, të gjithë kanë thënë se ky vendim rrezikon qëndrueshmërinë financiare të sektorit të energjisë.

Rritja e çmimit të energjisë elektrike është pasojë e krizës globale të energjisë dhe ka prekur të gjitha vendet Evropiane, duke përfshirë edhe Kosovën.

Pezullimi i vendimit për tarifat e reja, reagon Shoqata për Energji të Ripërtëritshme

Lexo më shumë

KOSTT ka thënë se si rrjedhojë e çmimeve enorme të importit të rrymës dhe të hyrave jo adekuate për mbulimin e kostove, janë shkaktuar devijime të theksuara ndaj Sistemit Elektroenergjetik të Evropës kontinentale të cilat kanë kosto, si dhe janë shkaktuar borxhe të ndërsjella në mes të kompanive në sektorin e energjisë.

Ndryshe, qytetarët e Kosovës në dy muajt e fundit janë faturuar me çmime të reja të energjisë elektrike të cilat kanë hyrë në fuqi më 9 shkurt dhe ishin planifikuar të jenë të vlefshme deri më 31 mars 2023.

Procesi në gjykatë për të pezulluar vendimin për shtrenjtimin e rrymës ka nisur pas padisë së ngritur nga PDK-ja.

Ismajli: Ka paqartësi se si do të aplikohet vendimi i Gjykatës së Apelit për tarifat e energjisë elektrike

Lexo më shumë

Gjykata e Apelit e Kosovës vërtetoi vendimin e Gjykatës Themelores në Prishtinë që pezullonte vendimin e ZRRE-së për tarifat e reja, duke thënë se ishte e pabazuar.

Gjatë tarifave të shtrenjta, qytetarët që shpenzojnë mbi 800 kilovatë paguajnë 12.5 centë për kilovat, ndërsa gjatë tarifave të ulëta 5.9 centë. Për ata që nuk konsumojnë mbi 800 kilovatë vazhdojnë të paguajnë 7 centë për kilovat gjatë tarifave të shtrenjta dhe 3 centë gjatë tarifave të lira.

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, ZRRE-së ka thënë se ky vendim do të zbatohet.

Energjia elektrike, njëra nga shtyllat kryesore të ekonomisë e sigurisë para kolapsit

Lexo më shumë