Search

Energjia elektrike, njëra nga shtyllat kryesore të ekonomisë e sigurisë para kolapsit

20 Maj, 2022


Analisti i pavarur, Ilir Ibrahimi ka thënë se vendimi i Gjykatës së Apelit për suspendimin e tarifave të energjisë elektrike të vendosura nga ZRRE rrezikon ‘kolapsimin’ e gjithë sektorit të energjisë.

“Vendimi i Gjykatës së Apelit rreth faturave të energjisë elektrike e rrezikon të shkojë drejt kollapsit gjithë sektorin e energjisë”, ka thënë Ibrahimi.

Më tutje, Ibrahimi ka thënë se sektori i energjisë është përdorur për “çështje populliste”.

Vendimi i Gjykatës së Apelit për tarifat e energjisë, KOSTT: Nëse kthehen tarifat e lira, do të kthehen reduktimet e rrymës

Lexo më shumë

“Që nga dështimi i ndërtimit të TC Kosova C, e deri te refuzimi i projektit të gazsjellësit, vendimet janë marrë për interesa personale partiake dhe asnjëherë në interes të vendit e sektorit”, ka thënë Ibrahimi.

Ibrahimi ka bërë thirrje që kritikat ndaj kryeministrit të përqëndrohen në fakti që ai po rri larg në kohë kolapsi energjetik.

“Kritika ndaj kryeministrit nuk duhet të përqëndrohet në atë se kë po e takon e ku po drekon, por në faktin që ai po rri larg kur e ka para kollapsit njërën nga shtyllat kryesore të ekonomisë e sigurisë”, ka shkruar Ibrahimi.