Search

BE shtyn afatin mbi rregullat e investimeve të gjelbra për energjinë bërthamore dhe gazin

11 Janar, 2022


Komisioni Evropian tha dje se ka shtyrë deri në fund të këtij muaji afatin për ekspertët për të dhënë komente mbi planet përçarëse për të lejuar që disa projekte të gazit natyror dhe energjisë bërthamore të etiketohen si investime të qëndrueshme.

Komisioni ka draftuar një plan në fund të vitit që lëmë pas për të shtuar investimet në gazin natyror dhe energjinë bërthamore në taksonominë e Bashkimit Evropian, një libër i rregullave për të përcaktuar se cilat investime mund të etiketohen si miqësore ndaj klimës në BE.

Brukseli tha dje se këshilltarët e saj ekspertë do të kenë deri në 21 janar të këtij vitij për të siguruar përgjigje për draft propozimin, ndryshe nga afati i mëhershëm më 12 janar sic ishte planifikuar fillimisht.

“Afati i fundit është shtyrë për një javë dhe arsya është thjesht për të japur më shumë kohë për platformën që të sigurojnë shikimet e tyre të situatës”, ka thënë Zëdhënësi kryesor i Komisionit Evropian, Eric Mamer, në një konferencë shtypi, duke iu referuar “platformës” së këshilltarëve nga industria, OJQ-të dhe sektori i financave.

Komisioni ka ndarë një draft me këshilltarët e saj vonë në natën e vitit të ri, duke përcaktuar një afat që aktivistët thanë se ishte shumë i shkurtër dhe kufizon shqyrtimin e rregullave – sugjerimet e refuzuara nga ekzekutivët e BE.

Pasi këshilltarët e BE-së të japin komentet e tyre, Brukseli do të publikojë propozimin e tij përfundimtar. Një super-shumicë e vendeve të BE-së ose Parlamenti Evropian mund ta bllokojnë atë në katër muajt në vijim. Nëse nuk e bëjnë, rregullat do të hyjnë në fuqi.

Taksonomia e shumëpritur është pjesë e planeve të BE-së për të mobilizuar investime masive për projekte për gjenerim të energjisë elektrike me pjesëmarrje të ulët të karbonit për të përmbushur objektivin e saj për të pasur zero neto emetime të gazeve serrë deri në vitin 2050.

Duke përdorur kritere të detajuara që çdo investim “i gjelbër” duhet të plotësojë – të tilla si kufijtë e emetimeve ose eficensa e energjisë – taksonomia synon t’i bëjë projektet miqësore me klimën më të dukshme dhe tërheqëse për kapitalin privat dhe të ndalojë organizatat të mbivlerësojnë kredencialet e tyre mjedisore.