Search

Bajrami: Zgjidhja më e përshtatshme për gazifikim është interkoneksioni me Maqedoninë e Veriut

09 Shkurt, 2021


Hykmete Bajrami, ministre në detyrë e financave dhe kandidate për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se angazhimi i qeverisë në ardhje për të zgjidhur problemet me furnizim me energji elektrike është i domosdoshëm.

‘Ne e shofim këto ditë të dimrit, kemi pasur mungesë të energjisë elektrike për shkak se komplet ekonomitë familjare janë të orientuara që të ngrohin ambientet e tyre me energji elektrike’, shtoj më tutje Bajrami.

Këto komente Bajrami i bëri në emisionin ‘n’5:55 n’Odë’ të Kohavisionit, ku edhe elaboroi mbi planet për futjen e gazit në miksin energjetik të Kosovës.

‘Po punojmë shumë që gypi i gazit, gazësjellësi, të sillet nga Maqedonia për në Kosovë, kjo është një prej opsioneve që e kemi pa si më të lirë dhe më të mundshmë’, tha Bajrami.

Ndryshe Bajrami sqaroi se projekti i gazsjellësit do të jetë pjesërisht i financuar përmes fondeve të siguara nga MCC, ndërsa pjesa tjetër do të financohet nga Qeveria e Kosovës.

‘Kjo do të bëhet përmes MCC, por gjithashtu do të ketë ndihmë edhe nga qeveria, po janë edhe projekte nga marrëveshja e Ëashingtonit’, tha Bajrami.

Bajrami beson se edhe investimet në efiçiencë të energjisë janë ndër mënyrat më efektive për të adresuar problemin e furnizimit me energji elektrike në Kosovë.

LDK thotë se do të rehabilitojë dy termocentralet dhe do të rishikojë hidrocentralet

Lexo më shumë

Ajo sqaroi se LDK ka për qëllim të alokojë më shumë mjete tek fondi për efiçiencë të energjisë.

‘Në anën tjetër efiçenca e energjisë është një prej prioriteteve që ne e kemi, që mendojmë që do të krijojë stabilit. Aty mendohet që të ndahen fonde më të mëdha tek fondi për efiçencë dhe të ndihmohen drejt për drejt të gjitha familjet dhe të subvencionohen produktet të cilat i blejnë njerëzzit për izolimin e ambienteve të tyre të banimit dhe të tjera”, tha Bajrami gjatë diskutimit në Kohavision.

Ndryshe, në kuadër të premtimeve të paraqitura në Programin Qeverisës, ndër tjerash Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se do të rehabilitojë dy termocentralet në Kosovë si dhe do të bëjë hapjen e mihjes së re të linjitit.

E krahas premtimit për rehabilitim të termocentraleve, LDK ka thënë se do të kufizojë edhe lirimin e gazrave si dhe rishikimin e të gjitha licencave për hidrocentrale dhe gurëthyes.

Përvec tjerash, LDK ka thënë se do të ndihmojë arritjen e cakut prej 25% të energjisë nga burime të ripërtëritshme si dhe do të bëjë liberalizimin e tregut dhe integrimin rajonal të tij.