Search

Australia ende nuk arrin të shfrytëzojë potencialin e madh të erës në det të hapur për shkak të kufizimeve të qeverisë

23 Korrik, 2021


Australia është duke dështuar të shfrytëzoj maksimalisht potencialin e madh të energjisë së erës me cilësi të lartë që mund të gjenerohet nga projekte në det të hapur. Kjo për shkak të ndalimeve në rregullativat e qeverisë, ndërsa heqja e tyre mund të zhbllokojë më shumë energji të pastër sesa Australia mund të ketë nevojë ndonjëherë, sipas një raporti të ri kërkimor, ka raportuar RENEWECONOMY.

Një vlerësim i potencialit të gjenerimit të energjisë nga era në det të hapur në Australi nga Blue Economy Cooperative Research Centre ka gjetur se Australia ka sasi masive të potencialit të erës në det të hapur të pashfrytëzuar.

Potenciali i pafshrytëzuar i gjenerimit të energjisë nga era në det të hapur të Australisë është rreth 2,233GW

Sipas studimit vlerësohet se potenciali i pafshrytëzuar është rreth 2,233GW e burimeve të erës “teknikisht të arritshme” në të gjithë zonën ekonomike ekskluzive të Australisë.

“Ne vlerësuam “burimin teknikisht të arritshëm”, që përfshinë një zonë më pak se 100km nga bregdeti, në thellësi të ujit më pak se 1000m, brenda 100km të nënstacioneve dhe linjave të transmetimit duke përjashtuar zonat e kufizuara”, është thënë në studim.

“Burimi teknik vlerësohet të jetë 2,233GË; shumë larg nga kërkesa aktuale e projektuar përgjatë tregjeve të energjisë elektrike në Australi”, është nënvizuar në raport.

Kalimi në projekte në det të hapur ka potencial për qasje në erëra më të fuqishme dhe më të qëndrueshme që rrisin produktivitetin e përgjithshëm.

Mirëpo, instalimi i turbinave të erës në det të hapur mund të përfaqësojë sfida të reja teknike dhe logjistike krahasuar me parqe konvenciale të erës në tokë.

Por, studimi ka gjetur se faktorët e kapacitetit, apo prodhimi real, përgjatë disa rajoneve të Australisë, duke përfshirë Tsmaninë, Australinë Perëndimore dhe Australinë Jugore mund të arrijë deri në 50 përqind.

Kjo shifër parakalon çfarë mund të arrihet nga fermat e erës në tokë me performancën më të lartë.

Me një rrotullim të krahëve, turbina më e fuqishme në det të hapur e furnizon një shtëpi me rrymë për 2 ditë

Lexo më shumë

Blue Economy CRC kërkon që projektet në det të hapur të kenë prioritet dhe të përfshihen në planifikimin shtetëror të Australisë

Aktualisht asnjë projekt në det të hapur nuk është zhvillaur në ujërat e Australisë, ndonëse janë propozuar më shumë se dhjetë projekte të tilla me një kapacitet total të gjenerimit më shumë se 25GË.

Megjithatë, këto projekte aktualisht janë të bllokuara nga legjislacioni federal që bllokon ndërtimin e projekteve të erës në det të hapur.
Qeveria Morrison ka theksuar se planifikon të veprojë në mënyrë që të largojë pengesat rregullative, mirëpo që nga botimi i një dokumenti konsultimi vitin e kaluar, përparimi duket se ka ngecur.

Ndërsa në anën tjetër Blue Economy CRC thotë se projektet e erës në det duhet të përfshihen në regjimet federale dhe të planifikimit shtetëror, si dhe në skenarët e ardhshëm të tregut të energjisë që përgatiten nga organe si Operatori Australian i Tregut të Energjisë.

Parku i parë i madh i erës në det të hapur në SHBA mund të hapet në 2023

Lexo më shumë