Search

Parku i parë i madh i erës në det të hapur në SHBA mund të hapet në 2023

11 Maj, 2021


Projekti i parkut të erës “Vreshta në det të hapur” me kapacitet të instaluar prej 800MW nga Avangrid Inc duket se është në rrugën e duhur për t’u bërë projekti i parë i shkallës së lartë për gjenerim të energjisë nga era në det të hapur në SHBA.

Teksa zhvilluesi i projektit është duke pritur vendimin final për investim në pjesën e dytë të 2021, është bërë e ditur nga zyrtar të projektit që gjenerimi i energjisë elektrike do të filloj në 2023.

Projektet e gatshme të energjisë së ripërtërishme të Avangrid arrijnë 23GW dhe “udhëheqësia në projektet e erës në det të hapur do të çoj në rritje të ndjeshme të mundësive të mbështetura nga politika të favorshme federale dhe një kërkese të madhe për energji të pastër”, ka thënë drejtori ekzekutivi i kompanisë, Dennis Arriola.

Të gjitha kontratat e mëdha të ndërtimit me furnizuesit dhe kontraktorët janë siguruar për ‘Vineyard Ëind’, ndërsa kompania është duke përfunduar edhe vlerësimin e strukturave optimale të financimit, duke përfshirë këtu kapitalin e taksave dhe financimin e projektit, tha Arriola.

Avangrid është duke zhvilluar projektin përmes filialës, Avangrid Reneëables LLC, në bashkëpunim me partnerët nga Danimarka Copenhagen Infrastructure Partners K/S.

Ndryshe, Avangrid është poashtu duke punuar në një projekt tjetër në det të hapur me kapacitet të instaluar prej 804MW, Park City Wind Offshore, përsëri me Copenhagen Infrastructure.

Prodhimi është nën kontrat me shërbimet shtetërore të ofruara nga Connecticut, dhe kompania është duke planifikuar që të filloj operimin komercial në 2025.

Avangrid është një kompani e shërbimeve dhe ofrimit të energjisë dhe është në pronësi të Iberdrola SA me seli në Spanjë.

 

Administrata e Presidentit Biden intensifikon përpjeket për energji nga era

Lexo më shumë