Search

Me një rrotullim të krahëve, turbina më e fuqishme në det të hapur e furnizon një shtëpi me rrymë për 2 ditë

11 Janar, 2021


Me vetëm një rrotullim të krahëve apo tehave, GE Haliade X, turbina më e fuqishme e erës në botë mund të furnizojë një shtëpi për dy ditë me rrymë elektrike. Bëhet fjalë për lloj të turbinës që vendoset në det të hapur.

Kompania Amerikane ‘General Electric’ ka ndërtuar një turbinë të erës që është aq e fuqishme sa që mund të prodhojë energji të furnizojë një shtëpi për 2 ditë të plota, me vetëm një rrotullim të krahëve apo teheve të saj.

Këta gjeneratorë me erë do të vendosen në kuadër të projektit ‘Vineyard wind’, që do të ndërtohet në anën lindore të Amerikës jashtë bregdetit të shtetit të Massachucetts.

Një numër i konsiderueshëm i këtyre turbinave të jashtëzakonshme të njohura si GE Haliade X, do të përdoren pikërisht për këtë projekt.

GE Haliade X është fjala e fundit e teknologjisë në industrinë e turbinave me erë. Kjo turbinë mund të prodhoj 13 megavat energji elektrike, dhe kësisoji, llogaritet të jetë turbina më efiçiente e erës në botë për momentin.

‘Përzgjedhja e General Electric si furnizues me turbine nënkupton se një kompani historike Amerikane do të luajë rol kyç në zhvillimin e projektit të parë të kësaj madhësie komercial të energjisë së erës në det të hapur në SHBA’, ka thënë drejtori i projektit ‘Vineyard wind’, Lars. T. Pedersen.