Search

KOSTT ka shpallur pozitat për zhvillimin e sistemit të baterive për projektin e MCC

07 Maj, 2024


Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu, KOSTT ka shpallur pozitat për zhvillim të sistemit të baterive në kuadër të Programit Kompakt me MCC që hyri në fuqi javën e fundit.

Më saktësisht, KOSTT është në kërkim të një menaxheri të njësisë për zbatimin e projektit të sistemit të baterive në KOSTT si dhe të një inxhinieri për zbatimin e këtij projekti.

Afati i fundit për aplikim për dy pozitat e shpallura është 10 maji.

KOSTT është kompani publike që mban rol shumë të rëndësishëm në sektorin e energjisë në Republikën e Kosovës. Në përmbushjen e objektivave dhe performancën e suksesshme të dëshmuar që nga themelimi i kompanisë, rol thelbësor kanë luajtur punonjësit.

Në anën tjetër, javën e kaluar ka hyrë në fuqi programi Kompakt me MCC-në i cili vendosë Kosovën në rend të parë të zhvillimeve botërore të energjisë.

Me rezerva prej se paku 340 MËh, Kosova do të bëhet shteti me kapacitetin më të madh të baterive për kokë banori në botë.

Për më shumë detaje për kërkesat dhe mënyrat e aplikimit, luteni të vizitoni linkun në vijim: https://www.kostt.com/Home/WorkingForKOSTT