Search

Greqia do të zgjasë ankandet për BRE deri në 2025

11 Gusht, 2021


Skema e re për mbështetje të zhvillimit të projekteve të energjisë së ripërtëritshme, që aktualisht është duke u diskutuar me Komisionin Evropian, pritet që të mbajë sistemin aktualt të tarifave 20 vjecarë të ofruara përmes ankandave të BRE, që do të zgjasin deri në 2025 e jo 2023, sic ishte planifikuar fillimisht.

Lajmin e ka bërë të ditur SEE Energy News, të cilët kanë raportuar se ankandet e reja do të jenë të përziera, me pjesëmarrje të projekteve solare por edhe prodhuesve të energjisë nga era.

Mirëpo, zhvilluesit e projekteve të erës do të kenë të drejtën e të paktën 30% të kapacitetit të ofruar në secilin ankand.

Plani fillestar i ankandave të BRE kishte propozuar 6 ankande ku secili do të ofronte 350MW për një total prej 2.1GW, mirëpo ky total pritet që të rritet në të paktën 3GW.

Pagesa e tarifave të BRE-ve për prodhimin kanë rënë ndjeshëm në ankandet e fundit të BRE -ve, arsya kryesore duke qenë intensifikimi i konkurrencës.

Për më tepër, plani ka të ngjarë që të përfshijë ankande të BRE-ve për rajone specifike që mbulojnë ishuj të tillë si Kretë, Evia, Ciklade, si dhe dispozita për instalimet diellore në shkallë të vogël.

Greqia përcakton vitin 2025 si afatin e fundit për largim të qymyrit

Lexo më shumë

Plani amerikan për gazin e lëngshëm mund të çoj në njohjen e Kosovës nga Greqia

Lexo më shumë