Search

Plani amerikan për gazin e lëngshëm mund të çoj në njohjen e Kosovës nga Greqia

07 Qershor, 2021


Greqia pritet të ndërtojë një terminal lundrues të gazit të lëngshëm natyror në Alexandroupolis për të blerë gaz nga SHBA-të, dhe më pas të njëjtin ta shesë në vendet e rajonit, duke llogaritur Kosovën si një klient kryesor për një termocentral gazi, ndërsa autoritetet kosovare presin që plani i biznesit të gazit të çojë Athina të njohë pavarësinë e saj.

Burimet perëndimore, të përfshira në projektin në fjalë në Greqi dhe të përfshira në diskutimet e vazhdueshme me autoritetet e Kosovës për një termocentral me gaz, i thanë agjencisë së lajmeve dtt-net.com, se mund të ketë një lidhje midis projektit të gazit dhe marrëdhënieve të ardhshme greko-kosovare që mund të çojnë Greqia të bëjë njohjen e Kosovës.

“Po, sigurisht …”, thanë burimet që dëshironin të mbesin anonime kur u pyetën nëse projekti në fjalë pritet të forcojë marrëdhëniet midis Kosovës dhe Greqisë dhe të çojnë në njohjen e shtetit kosovar.

Greqia është një nga pesë anëtarët e BE-së që nuk e njohin Kosovën për momentin. Qipro, Rumania, Sllovakia dhe Spanja janë katër shtetet tjera.

Se marrëdhëniet midis Prishtinës dhe Athinës po marrin një hov të ri, u nënvizua edhe nga ministri i jashtëm grek Nikos Dendias në një takim me homologen e tij kosovare Donika Gërvalla.

Kjo e fundit u tha gazetarëve se “të dy ministritë ranë dakord të përmirësojnë statusin e zyrës së Kosovës në Athinë nga e thjeshtë ekonomike në një të ashtuquajtur zyrë interesi për çështje jo vetëm të natyrës ekonomike por edhe politike”

Gervalla gjithashtu tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nga të 27 vendet anëtare të BE, përfshirë Greqinë, do të kontribuonte në stabilitetin e qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor.

Ministri Dendias nga ana e tij shpjegoi se Greqia dhe Kosova janë gati të hyjnë në një fazë të re të marrëdhënieve, me sektorin e energjisë në thelb të saj.

“Vizita ime këtu këtu nënvizon synimin tonë për të forcuar edhe më tej marrëdhëniet tona me ju (Kosovën)”, tha ai duke shtuar.

“Dëshirojmë të zgjerojmë marrëdhëniet tona ekonomike, marrëdhëniet tona tregtare dhe kjo është arsyeja pse unë jam i shoqëruar nga zv / ministri Kostas Fragogiannis, i cili është përgjegjës për marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare ndërkombëtare. Unë i kam kërkuar Kostas që të vërë takimin në bazë të marrëdhënieve tona në fushën e energjisë”, shtoi Dendias.

Megjithatë, gazi I lëngshëm amerikan përmes Greqisë dhe më pas në Kosovë, siç është planifikuar, nuk është gazi i vetëm që Kosova mund të përfitojë për termocentralin me gaz dhe për gazifikimin.

Dendias tha se i gjithë rajoni duhet të lidhet me tubacionin e gazit të BE-së që sjell gaz nga Azerbajxhani në vendet evropiane.

“Duke rritur sigurinë e energjisë dhe duke bërë diversifikimin e burimeve të energjisë, ne besojmë se i gjithë Ballkani Perëndimor duhet të lidhet me tubacionin Trans Adriatik përmes ndër-lidhësve të gazit … Ne gjithashtu mund të ofrojmë ekspertiza teknike për uljen e varësisë nga linjiti si dhe zgjerimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë… ”, tha Dendias, duke iu referuar impiantit aktual të linjitit në Kosovë.

Sipas burimit perëndimor, autoritetet kosovare po shqyrtojnë mundësinë e përdorimit të gazit të lëngshëm natyror amerikan për një termocentral afër Prishtinës deri në 200MWh si pjesë e strategjisë së saj për tranzicionin e energjisë dhe diversifikimin e energjisë.