Search

90% e gërmimit të Bitcoin vie nga ‘energjia ndotëse’, thotë kryetari i Miami-të

15 Prill, 2021


Duket se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duanë që të adresojn problemet mjedisore të gërmimit të Bitcoin, duke siguruar energji të pastër për qendrat e gërmimit.

Kjo është bërë e ditur nga kryetari i Miami-të, Franciz Suarez, pasi që ai theksoj se për momentin shumica e gërmimit, siç njihet procesi i përfitimit të Bitcoin, bëhet jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke përdorur “energji ndotëse”.

Suarez diskutoj implikimet mjedisore të gërmimit të Bitcoin muajin që lëmë pas në një episod të podcast-it “Unconfirmed” me gazetarën për çështje të kripto valutave Laura Shin.

Kryetari i Miami-të sqaron se qendrat e gërmimit të Bitcoin mund të vendosën si objektiv kombëtar për siguri apo edhe mjedisor, teksa i referohet energjisë bërthamore si e pastër

Kryetari sqaroj se SHBA-të duhet të gërmojn më shumë Bitcoin për arsye ndonëse më pak të dëgjuar, për shkak të sigurisë kombëtare.

“Pjesë e problemit të Bitcoin është që 90% e gërmimit nuk është duke u bërë në SHBA. 90% e gërmimit është duke u bërë në vende që kanë energji të ndyrë. Kjo pra është arsyeja se pse konsiderohet aktivitet ndotës”, theksoj Surez

Tutje, zyrtari argumentoj se SHBA-të do të mund të përmirësoni situatën duke siguruar energji të ripërtërishme të pastër për qendrat e gërmimit dhe të dhënave të Bitcoin.

“Ne kemi energji bërthamore, pra kemi energji të pastër. Një furnizim me energji të pastër është thelbësisht i pakufishëm”, tha ai.

Miami mund të vendos qendrat e gërmimit të Bitcoin si pjesë e objektivit të kombëtar për siguri/mjedisor, tha Suarez, duke shtuar se:

“Do të ishte për të përfituar komuniteti i kripto, nëse do të bënim më shumë këtu në SHBA, kjo sepse ne prodhojmë energji të pastër në këtë mënyrë do të ndryshonte narrativën dhe sigurisht se edhe në të ardhmen do të përfshiheshin edhe energjia solare dhe teknologji të tjera të pastëra. Për mendimin tim, teknologjia do të bëjë gërmimin e Bitcoin edhe më efiçent”.

Bill Gates kritikon Bitcoin për dëme në mjedis, premton instrument financiar më miqësor ndaj mjedisit

Lexo më shumë

Kryetari Surez ka propozuar që taksën të paguhen me Bitcoin, teksa të dhënat tregojn se procesi është aq ndotës sa gjurma e karbonit të 60 automjeteve

Suarez është i njohur si një ithtar i madhë i industrisë së kripto valutave në SHBA, duke mbështetur iniciativa të ndryshme në Miami, duke përfshirë këtu edhe propozimet për të lejuar qytetarët e Miami-të për të paguar taksa dhe pranimin e pagës përmes Bitcoin.

Shkalla e konsumit të energjisë nga ana e Bitcoin është rritur masivisht këtë vit, gjersa Bitcoin ka arritur nivele historike të çmimeve, duke ripërtërirë kështu diskutimet në lidhje me ndikimin mjedisor të kriptovalutave.

Kështu, muajin që lëmë pas, analistë të Bankës së Amerikës kanë argumentar se Bitcoin është një aset shkatërrues i mjedisit, duke pretenduar se gjurma e karbonit të zotimit të një BTC është ekuivalente me të pasur në pronësi 60 automjete.

Sipas të dhënave nga Indeksi i Konsumit të Energjisë së Bitcoin gna Digiconomist, shkalla e konsumit të energjisë nga Bitcoin ka arritur edhe një rekord të ri më 28 Mars, me një konsum të përvitshëm që përllogaritet të jetë 89.9TWh.