Search

Bill Gates kritikon Bitcoin për dëme në mjedis, premton instrument financiar më miqësor ndaj mjedisit

11 Mars, 2021


Shpërthimi i kriptovalutës Bitcoin gjatë vitit 2020 dhe deri më tash ka bërë që shumë të ndihen të hutuar nga përfitimet e saj, duke bërë kështu të injorohen dëmet që po i shkaktohen mjedisit.

Mirëpo, kjo nuk mund të thuhet për Bill Gates, i cili sqaroi se pse kriptovalutat, ndonëse virtuale, përfaqësojnë një produkt shumë të dëmshëm për mjedisin.

Gjatë një interviste të bërë rishtazi, bashkëthemeluesi i Microsoft nënvizoi ndikimet negative që Bitcoin bën në mjedis.

“Bitcoin shfrytëzon më shumë energji elektrike për transaksion se sa ndonjë metod të tjetër e njohur për njeriun”, Gates tha për gazetën dhe mediumin prestigjioz The New York Times.

Gates qartësoj se nëse valuta elektronike do të gjenerohej nga burime të energjisë jo ndotëse, atëherë edhe qëndrimi i tij do të ndryshonte.

Bill Gates shpalosë planet për krijimin e një kriptovalute më miqësore ndaj mjedisit

Filantropisti Gates është poashtu një ndër promovuesit më të mëdhenj të luftës kundër ndryshimeve klimatike.

Në bisedën në rrjetin social Clubhouse ai shpalosi planet e tij për të krijaur një instrument financiar digjital më “miqësor ndaj ambientit”.

Bitcoin harxhon më shumë rrymë sesa e gjithë Argjentina dhe Holanda

Lexo më shumë

Studimet kanë treguar se emetimet vjetore të karbonit nga energjia elektrike e gjeneruar për të nxjerrë dhe procesuar kriptovalutën Bitcoin është e barabartë me sasinë e emetuar nga Zelanda e Re apo Argjentina.

Publikimi thekson se ende ka arguemente të ndryshme sa i përket sasive të emetimeve të karbonit nga kriptovalutat, mirëpo ‘askush nuk e mohon se ato janë të mëdha’.

Poashtu, nëse merret parasysh mënyra se si funksionon industria e kriptovalutave, sa më i famshëm të bëhet Bitcoin aq më shumë do të ketë emetime të karbonit.

Kompani të ndryshme me veprime për të luftuar ndikimin e madh të kriptovalutave në mjedis

Aktualisht, çmimi i Bitcoin është rreth 56,000 dollarë Amerikan për njësi. Çdo ditë më shumë kompani dhe institucione financiare janë duke investuar direkt në kriptovaluta, apo të paktën lejojnë transakcionet përmes tyre.

Shtatë impiante bërthamore mezi i bëjnë ballë kërkesës së Bitcoin për energji elektrike

Lexo më shumë

Në anën tjetër, shqetësimet rreth ndikimeve negative të kriptovalutave në mjedis dhe ndryshime klimatike vetëm se po rriten, krahas edhe nevojës për të bërë veprime konkrete në favor të mjedisit. Në këtë kontekst, aksionarët e disa kompanivë kanë filluar të bëjnë presion për mënyra të zvogëlimit të emetimeve të karbonit.

Si shembull, Jack Dorsey, Drejtori Ekzekutiv i Twitter, ka premtuar se do të investojë 10 milion dollarë në zhvillimin e teknologjive më të pastërta për të prodhuar kriptovalutat.

Ndryshe, Aker Solutions, një kompani ndërkombëtare e inxhinierisë në Oslo të Norvegjisë është zotuar se do të ndërtojë kapacitete për mihjen e Bitcoin që përdorin energji të ripërtërishme.