Search

Zyra e Rregullatorit ka pritur në takim përfaqësues të NARUC për zhvillimin e tregut të energjisë

12 Maj, 2023


Sot në ZRRE është mbajtur takim me përfaqësues të NARUC, për të diskutuar zhvillimin e tregut të energjisë elektrike të Kosovës.

Ne kuadër të Iniciativës së USAID-it për Bashkimin e Tregjeve të Evropës Juglindore, sot, Bordi i ZRRE-së ka pritur në takim përfaqësuesit e NARUC-it në punëtorinë, ku u diskutuan hapat e nevojshëm për zhvillimin e tregut.

Këshilltarët teknik të NARUC-it janë duke mbështetur Rregullatorët e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për bashkimin e tregjeve te këtyre tri vendeve që kanë për synim rritjen e efikasitetit të përgjithshëm të tregtimit duke nxitur konkurrencën efektive, rritur likuiditetin, dhe duke mundësuar përdorimin më efikas të burimeve të gjenerimit dhe kapacitetit ndërkufitar.