Search

Bordi i ZRRE miraton 13 kërkesa për konsumatorët vet-prodhues, mëso për vendimet tjera të seancës së fundit

28 Dhjetor, 2023


Më 28 dhjetor 2023, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka mbajtur seancën e katërmbëdhjetë për këtë vit në të cilën është vendosur çmimi maksimal i lejuar, janë miratuar planet zhvillimore për operatorin e sistemit të transmetimit dhe për operatorin e sistemit të shpërndarjes, si dhe janë miratuar 13 kërkesa për dhënien e autorizimit për konsumatorët vet-prodhues me kapacitet prej 271 kilovatësh.

Në këtë seancë është miratuar propozimi për caktimin e Çmimit të Fiksuar Maksimal. Vendimi i Bordi të ZRRE-së është bazuar në vlerësimin e Kostos së Nivelizuar të Energjisë (LCOE), si dhe vlerësimit të tregut të energjisë fotovoltaike, Bordi ka vendosur çmimin maksimal në nivelin prej 75 €/MWh, në mënyrë që të sigurojë interesim dhe konkurrencë të mjaftueshme për ankandin solar prej 100 MW.

Në këtë seancë janë shqyrtuar dhe miratuar planet zhvillimore dhjetë (10) dhe pesë (5) vjeçare për Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Plani Zhvillimor dhjetë (10) vjeçar i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.

Në këtë seancë, Bordi ka shqyrtuar dhe miratuar 13 kërkesa për dhënien e autorizimit për ndërtimin të paneleve Solare për konsumatorët vetë- prodhues (prosumator) me gjithsej 271 kW, si dhe ka Licencuar Shoqërinë Infinit Power Solution për ushtrimin e aktivitetit të Furnizimit me Energji Elektrike.

Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë ankesat e konsumatorëve, si dhe disa çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE-së do të publikohen në faqen elektronike zyrtare të ZRRE-së www.ero-ks.org.