Search

ZRRE hap diskutimin publik për Planin investiv një vjeçar të OSSh-së 2023

19 Qershor, 2023


Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), njofton të gjitha palët e interesuara se ka vendosur në konsultim publik draftin e dokumentit Plani investiv një (1) vjeçar i OSSh-së 2023.

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka përgatitur planin investiv një (1) vjeçar të OSSH-së për vitin 2023 ashtu siç kërkohet me dispozitat e nenit 28, paragrafi 1.28 të Ligjit për Energjinë Elektrike.

ZRRE fton të gjithë të interesuarit që komentet e tyre rreth këtij dokumenti, ti paraqesin me shkrim, deri me datën 05 korrik 2023, në adresën [email protected].

Po ashtu komentet mund të dërgohen edhe në adresën postare të ZRRE-së:

Zyra e Rregullatorit për Energji
Rr. Bekim Fehmiu (Ish Ndërtesa e Fazitës), kati:2, Prishtinë, 10 000 Kosovë.

Draftin e Planit mund ta gjeni në Link-un.