ZRRE: Bordi aprovon bilancet e energjisë termike dhe 420MW kapacitet prodhuese nga energjia solare
June 02, 2026

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka mbajtur seancën e shtatë për vitin 2026, duke aprovuar një mori kapacitetesh të reja prodhuese.
Në këtë seancë, Bordi ka shqyrtuar dhe miratuar bilancet vjetore 2026 dhe afatgjate për NQ Termokos dhe NQ Gjakova.
Po ashtu janë aprovuar autorizimet për 5 parqe solar, tre projekte nga kompania L&D Energy Solution, 1MW në Petrovë të Prizrenit, 9MW në Lladroc në komunën e Malishevës me projektin Solaxy dhe Sunnex Energy me 3MW po ashtu në Lladroc. 84MW në parkun ECO Park Group në Trestenik të Pejës si dhe parqet AKG Solar Kërrnine 1 dhe 2 në Kërrnicë në Komunën e Istogut me kapacitet 40 + 28MW të cilat përfshinë dhe 80MW të tjera në projektin AKG Solar Tuqep
Kapaciteti total i këtyre projekteve nga BRE-të është 285 MW.
Përveq parqeve janë shqyrtuar dhe aprovuar edhe kërkesat për autorizi për vetë-konsum (prosumator) në biznese dhe shtëpi me kapacitet total të instaluar prej 134kW.
Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe çështje të tjera të lidhura me funksionimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji.