Search

Zjarr në nënstacionin Prishtina 3: Një numër i caktuar i konsumatorëve pa rrymë

03 Prill, 2024


Është përfshirë nga zjarri nënstacioni elektrik pranë stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Lidhur me këtë ka informuar KEDS, ndersa kanë shtuar se ende nuk kanë informata se çka mund ta ketë shkaktuar zjarrin.

“Ju informojmë se para rreth një ore ka shpërthyer një zjarr në Nënstacionin Prishtina 3, me ç’rast një numër i caktuar i konsumatorëve nuk kanë rrymë. Aktualisht po punohet në pastrimin e hapësirave të shkaktuara nga zjarri, ndërkaq nuk dihet akoma se çka e shkaktoi atë”, thuhet në postimin e KEDS në Facebook.

Ekipet e KEDS-it ndodhen në vend dhe po punojnë në mënyrë intensive për kthimin në normalitet të gjendjes.