Search

Zëvendësimi i thëngjillit me gaz ndikoi në rënien e emetimeve të CO2 në SHBA, qeveria e Kosovës e konsideron gazin si burim tranzicional

14 Qershor, 2021


Ndëonse ndryshimi në çmim të gazit mund të ndryshojë verdiktin, Administrata për Informacion të Energjisë, EIA, ka raportuar se emetimet e CO2 nga sektori i energjisë në SHBA kanë parë një rënie në 15 vitet e fundit pasi që miski i gjenerimit të energjisë ka kaluar nga thëngjilli në gaz dhe energji të ripërtërishme.

Në 2005, thëngjilli përbënte 50 përqind të gjenerimit të energjisë elektrike në SHBA, mirëpo në 2019, sipas të dhënave kjo pjesëmarrje është përgjysmuar në 23 përqind.

Ndërsa thëngjilli zbehej, gazi natyror ngritej, nga 19 përqind të gjenerimit në 2005 deri në 38 përqind në 2019.

Kjo, në vecanti, i kontribuojë në masë të madhe rënies prej 32 përqind të emetiemve përgjatë kësaj periudhe.

Deri në 2019, sektori i energjisë kishte prodhuar 1,725 milion ton të CO2, krahasuar me 2,544 ton të prodhuar në 2005.

Një krahasim në 2019 tregon që gjenerimi nga thëngjilli prodhoi 1023.758 kilogram të CO2 për megavat orë, kundrejt 442.706 kologram për megavat orë të prodhuar nga gazi natyral.

Gjersa kjo konsiderohet mjaft pozitive për mjedisin, në afat të shkurtër, ky trend mund të marrë një kahje tjetër.

Raporti më i fundit nga EIA, Vështrime Afatshkurtra të Energjisë, parashikon cmime më të larta të gazt natyral, që rrjedhimisht nënkupton një përdorim më të madh të thëngjillit dhe një përdorim më të vogël të gazit këtë vit.

Në anën tjetër, energjia e ripërtërishme pritet që të vazhdoj ngritjen përgjatë kësaj periudhe. Në vitin 2005, këto burime përllogaritishin të jenë përgjegjëse për vetëm 9 përqind të gjenerimit total në SHBA.

Mirëpo, në 2019, kjo shifër kishte arritur një dyfishim me 18 përqind pjesëmarrje në gjenerimin total, në masë të madhe duke i’u falenderuar rritjes së projekteve të erës dhe ato solare.

Por, EIA ka nënvizuar që energjia bërthamore gjatë viteve ka pasur qëndrueshmëri, duke përbërë rreth 20 përqind të gjenerimit total të SHBA qysh në 2005 por edhe në 2019, sipas EIA.

Qeveria aktuale ka konfirmuar se gazi është duke trajtuar si burim tranzicional i rrymës

Në anën tjetër gazi po konsiderohet edhe si burim tranzicional që do t’i shërbejë Kosovës përgjatë dekarboznimit të sektorit të energjisë. Kjo është thënë edhe nga përfaqësues të qeverisë aktuale në disa raste.

Ndonëse sikurse qymyri edhe gazi është burim fosil, djegia e tij për gjenerim të energjisë liron gjysëm më pak emetime krahasuar me qymyrin.

Kusari-Lila kishte konfirmuar se Kosova është duke trajtuar mundësinë më të mirë për sjelljen e gazit, ndërsa sipas saj deri në vitin 2028 projektet pritet të jenë të finalizuara.

Tutje, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në paraqitjen e fundit të bërë në Javën e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë, kishte nënvizuar që gazi mund të jetë një burim tranzicional në miksin energjetik të Kosovës.

Mirëpo, ajo nënvizoi se opsionet ekzistuese të gazit duhen shqyrtuar me kujdes.

“Gazi mund të jetë si një burim tranzicional, edhe këtu kemi disa opsione të cilat do t’i shqyrtojmë me kujdes, gjithnjë duke pasur parasysh nivelin e investimeve që do të jetë i nevojshëm në të gjitha kapacitetet përcjellëse, por edhe kostot përfundimtare të energjisë që do të prodhohet prej tij”, tha Rizvanolli.

Mimoza Kusari-Lila: Kosova duhet të finalizojë projektin e gazit deri në vitin 2028

Lexo më shumë

Artane Rizvanolli në KSDW: Strategjia e ardhshme energjetike ndër më të rëndësishmet që nga përfundimi i luftës

Lexo më shumë