Search

Mimoza Kusari-Lila: Kosova duhet të finalizojë projektin e gazit deri në vitin 2028

19 Maj, 2021


Gjatë diskutimit në emisionin ‘Rubikon’ në Klan Kosova, udhëheqësja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se procesi i tejzgjatur për dekomisionimin e termocentralit Kosova A duhet të përfundojë gjatë këtij mandati qeveritar.

“Me burime të ripërtërishme dhe me rritjen e masave të efiçiencës së energjisë dhe natyrisht me resurset e gazit të cilat janë në proces për me u vendos”, tha Kusari-Lila në përgjigjje, ndërsa po fliste rreth ndërtimit të kapaciteteve të reja në vend.

Dardan Sejdiu, që ishte pjesë e diskutimit në Rubikon, kritikoi qeverinë se nuk i ka dhënë mjaftueshëm vëmendje sektorit të energjisë.

Kusari-Lila: Kosova A duhet të dekomisonohet, strategjia aktuale e energjisë duhet të rishikohet dhe përafrohet me NECP

Ndërsa theksoi nevojën për rishikimin e strategjisë aktuale të energjisë, Kusari-Lila tha se e njejta duhet të jetë në pajtim me planin kombëtar për energji dhe klimë, që është duhet përgatitur nga Qeveria.

“Unë e përmenda më herët, e ke strategjinë e energjisë e cila ka është për vitet 2017-2026 e cila aktualisht e ka votën e kuvendit të Kosovës dhe mbështetjen. Tash duhet të mërret dhe të rishikohet komplet, dhe duhet të lidhet bashk me planin kombëtar për energji dhe klimë. Plan i cili është tash edhe kriter i Sekretariatit të Energjisë, por edhe i Bashkimit Evropian”, tha Kusari-Lila.

“Dhe si i tillë, duhet t’i përcaktoj të gjitha parametrat për të cilat nuk e lënë mjedisin jashtë. Ne e dijmë se çka na ka ndodhë kohëve të fundit. Dekomisionimi i Kosova A është çështje të cilin nuk mundemi më me e shty, është një diskutim që ka filluar prej vitit 2005 ende pa qenë Kosova shtet i pavarur. Është shtyrë në vitin 2015, është shtyrë në vitin 2020, ajo duhet të ndalet sa më parë.”, tha Kusari-Lila.

Projekti për sjelljen e gazit duhet të përfundohet deri në 2028, efiçenca e energjisë do të gëzoj fokus maksimal nga qeveria e re

Kusari-Lila ritheksoi se ndër të arriturat më të mëdha të sektorit të energjisë është hyrja në treg të përbashkët energjetik me Shqipërinë, dhe funksionalizimi i intrekoneskionit me Shqipërinë.

Ndërsa në lidhje me gazin, Kusari-Lila konifrmoi se Kosova është duke trajtuar mundësinë më të mirë për sjelljen e gazit, ndërsa deri në vitin 2028 projektet pritet të jenë të finalizuara.

Kusari-Lila konfirmoi se qeveria e re do të fokusohet maksimalisht në masat e efiçiencës së energjisë.

“Në situatat aktuale ajo çka ne na mbetet është që projektimet me shpenzimet e energjisë elektrike me u fokusu maksimalisht në efiçiencë. Në shtetin ku mbi 50% e energjisë elektrike konsumohet për ngrohje në amvisëri nuk është as 50-60% për industri, në këtë rast ti tregon se ki kapacitete të cilat mundesh i zëvendësu me masa, që nuk do të thotë me djeg thëngjillin, por do të thotë se mundesh me e rujt energjinë por gjithashtu edhe me e zëvendesu përdorimin e saj për arsye se përdoret për amvisëri”, tha Kusari-Lila.

Padia e bërë nga PDK nuk ka bazë, Kuvendi është aksionari kryesor i KOSTT dhe si i tillë ka udhëzuar ndërmarrjen se çfarë të bëjë në lidhje me humbjet në veri

Kusari-Lila ishte pyetur poashtu për padinë e ngritu nga opozita rreth vendimit që mundësoj KOSTT të alokoj mjetet financiare për të mbuluar humbjet energjetike në veri.

“Po sepse e ka marrë vendim kuvendi, dhe kuvendi është aksionari kryesor i KOSTT. Nuk e di në çfarë baze e kanë ndërtu ata këtë narracion kur ligji për energji elektrike e parasheh që KOSTT i përgjigjet kuvendit, dhe aksionari ka të drejtën për politikat e KOSTT-it. Është e vetmja ndërmarrje publike në Kosovë që aksionar nuk e ka qeverinë por kuvendin, dhe kjo është me ligj.

“Nuk shkelet ligji për shkak se aksionari është kuvendi dhe aksionari në këtë rast e ka udhëzuar KOSTT-in se çfarë të bëjë në raport me humbjet në veri, me devijimet e energjisë, të cilat jo për Kosovën po shkaktojnë probleme në rrjetin elektro-energjetik të Evropës kontinentale, pjesë e cilës jemi tashmë si shtet i barabartë.

Do të fillojë nisma ligjore relevante për kriptovalutat në Kosovë

“Ky është një problem tepër i rëndë dhe askush, jo unë po askush tjetër, nuk mund të thotë jo mos e paguaj rrymën se je Serb ose më keq tash çka po ndodhë me prodhimin e kriptovalutave si rrjedhoj e faktit që tash këtu disa grupe kanë kuptuar prej vitit 2018 që munden më shku me përdor energjinë e lirë.

“Neve tash na bënë që automatikisht të fillojmë nismën ligjore në të cilën e përcaktojmë veprimtarinë e kriptovalutave në Kosovë, dhe e përcaktojmë një mori kriteresh që duhet me e ndalë një aktivitet, i cili e keqpërdor hapësirën për shfrytëzim të energjisë”

Sa i përket mungesës së përmendjes së çështjes së veriut, theks të veçant keqpërdorimit energjetik në atë zonë, Kusari-Lila tha se nuk ka përgjigje.

Mirëpo, ajo theksoj që institucionet relevante janë duke e trajtuar këtë çështje në mënyrë që sigurohet zgjidhja adekuate, e që sipas saj është licensimi i një kompanie për të kryerë furnizimin dhe rrjedhsimisht inkasimin në atë zoën.

“Ministria e zhvillimit ekonomik dhe të tjerët të cilët janë pjesë përfshirë këtu KOSTT-in, ZRRE, dhe institucionet tjera relevante të cilat janë në këtë proces, në këtë gjashtë mujorshin që i kemi dhënë hapësirë kohore që të diskutojnë dhe sa më parë të procedojnë me zgjidhjen ku një kompani licensohet për të kryerë, atë që quhet furnizim pra faturimin” tha ndër të tjera Kusari-Lila.