Search

Woodburn Capital Partners do të ndërtojnë parkun 92.5 megavatësh solar në Bosne dhe Hercegovinë

04 Prill, 2024


Autoritetet e Kantonit 10 të Bosnës dhe Hercegovinës kanë nënshkruar marrëveshje koncesionimi me ndërmarrjen lokale Earth Finance, në pronësi të zhvilluesit të projekteve të burimeve të ripërtëritshme të energjisë – Woodburn Capital Partners nga Çekia, për ndërtimin e një parku solar me kapacitet të instaluar prej 92.5 megavatësh.

Koncesionari ka paguar tarifën prej 10,316 eurosh si dhe do të paguajë tarifë vjetore koncesioni në vlerë prej 1.8% të të ardhurave totale bruto të gjeneruara nga prodhimi i energjisë elektrike, thanë autoritetet kantonale në njoftimin për shtyp të mërkurën.

Projekti i ri solar i emëruar Orlovac do të ndërtohet në Tomislavgrad.

Kantoni 10 është një nga dhjetë kantonet që formojnë Federatën e Bosnës dhe Hercegovinës.

Federata është një nga dy entitetet autonome që përbëjnë Bosnjën dhe Hercegovinën, ndërsa subjekti tjetër është Republika Serbe.