Search

Voltalia fillon punimet në parkun solar 100 MW në Shqipëri

January 03, 2025


Kompania franceze “Voltalia” ka filluar punimet për parkun solar të Spitallës në Shqipëri. Ky projekt prej 100MW pritet që të filloj prodhimin në vitin 2027.

Pas përfundimit të parkut të Karavastasë një viti më parë, impiantit më të madh fotovoltaik në Shqipëri, Voltalia nisi ndërtimin e Spitallës. Parku diellor i Sptallës, në veri të qytetit port të Durrësit do të prodhojë energji elektrike të që do të përmbushë nevojat vjetore të 150,000 banorëve.

Të dy këto projekte kanë fituar kontrata 15-vjeçare në ankandet e para të suksesshme të energjisë diellore në Shqipëri. Spitalla, me kapacitet maksimal 100 MW, me një çmim prej 29.89 €/MWh  për energjinë elektrike të dhënë nga 70 MW. Pjesa tjetër e kapacitetit do të shitet sipas një kontrate afatgjatë me blerësit në sektorin privat.

“Ky projekt nxjerr në pah zhvillimin dhe angazhimin e vazhdueshëm të Voltalia-s në Shqipëri, prodhuesi kryesor i energjisë diellore në vend dhe një pionier i gjatë në ndërtimin e parqeve fotovoltaike. Këto iniciativa tregojnë aftësinë tonë për të ofruar projekte që kontribuojnë në prodhimin më të gjelbër të energjisë elektrike në Shqipëri, duke forcuar ekonominë kombëtare me energji elektrike konkurruese si për tregun vendas ashtu edhe për atë të eksportit”, tha Shefi Ekzekutiv i Voltalia Sébastien Clerc.

Voltalia prodhon dhe shet energji elektrike nga parqe të erës, diellit, hidrocentaleve, biomasës dhe baterive. Këto përfshijnë një total prej 3.1 GW në funksion dhe në ndërtim, dhe një portofol projektesh në zhvillim me një kapacitet total prej 17.2 GW.

Voltalia është gjithashtu një ofrues shërbimi, duke mbështetur klientët e saj të energjisë së rinovueshme në çdo fazë të projekteve të tyre, nga projektimi deri te funksionimi dhe mirëmbajtja. Ajo ka më shumë se 2000 punonjës në 20 vende në tre kontinente.

Në Shqipëri, kompania ndërtoi edhe tre parqe diellore për klientët e saj. Ato kanë 2.5 MW secila dhe operojnë me tarifa nxitëse, sipas faqes së projektit Spitalla. Gjithashtu është duke punuar në projekte agrosolare.

/ Balkan Green Energy News