Search

Vjosa përsëri arrinë të mbrohet nga një projekt për hidrocentrale

December 16, 2024


Gjykata në Shqipëri anuloi përdorimin e ujit dhe lejen mjedisore për një kaskadë hidrocentralesh të vegjël në Shushicë, një degë kryesore e Vjosës, lumit të fundit të madh të paprekur në Evropës dhe një park kombëtar.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Tiranë rrëzoi një projekt për katër hidrocentrale të vegjël prej 14.9 MW në lumin Shushicë. Gjykata dha këtë vendim pas ankesave të 28 banorëve të fshatit Brataj dhe organizatave mjedisore EcoAlbania dhe Impetus ishte e bazuar.

Gjykata konstatoi se banorët kishin një interes legjitim për shkak të ndikimit të projektit si dhe një lidhje morale dhe shpirtërore me zonën, tha EcoAlbania. Interesi legjitim i dy organizatave mjedisore u njoh në bazë të përfshirjes së tyre në çështje të tilla, thuhet në njoftim. Organizata është partnere në fushatën Save the Blue Heart of Europe.

“Puna dhe përkushtimi ynë u shpërblye pas gati tre vitesh si ekip fushate për mbrojtjen e Vjosës dhe avokatëve, në përpjekjen e vazhdueshme për të mbrojtur Vjosën dhe degët e saj nga projektet shkatërruese. Besojmë se autoritetet do të reflektojnë për këtë vendim, i cili vjen në një kohë kur Vjosa është shpallur park kombëtar, duke mos e apeluar atë”, tha Besjana Guri nga EcoAlbania.

Aktivistët shpallën fitoren sepse vendimi anulon një koncesion 35-vjeçar të përdorimit të ujit të lumit dhe lejen mjedisore. Shushica në Shqipërinë jugore është një degë kryesore e lumit të vetëm të fundit të madh në Evropë me rrjedhje të lirë jashtë Rusisë. Kjo nuk është hera e parë që ambientalistët luftojn me investitorë të hidrocentraleve në Vjosë. Vitin e kaluar, lumi Vjosa u bë parku i parë kombëtar i një lumit të egër në Evropë.

Shushica Hydropower, firma që zhvilloi projektin, është një sipërmarrje e përbashkët e Alb Star, Trema Engineering 2 dhe GR Albania.

Lumi Vjosa rrezikohet dhe nga një projekt tjetër

Megjithatë, Shushica është e rrezikuar edhe nga projekti i Himarës. Ideja është që uji i burimit të devijohet përmes tubacioneve drejt bregdetit të Adriatikut për nevojat e turizmit. Banka Gjermane për Zhvillim KfW dhe Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor të Bashkimit Evropian (WBIF) po financojnë projektin e devijimit të ujit. Strabag me bazë në Austri është kontraktori.

Vendasit dhe aktivistët i janë drejtuar Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Lushnje për të ndërprerë punimet. Për këtë veprim Komiteti i Përhershëm i Konventës së Bernës përgëzoi qeverinë shqiptare “për pezullimin e punës për projektin e furnizimit me ujë në bashkinë e Himarës” dhe përfshirjen e komuniteteve lokale në proceset vendimmarrëse, Politiko.

/Balkan Green Energy News