Ulet çmimi i naftës në tregjun ndërkombëtar të Brent
July 17, 2026
Çmimet e naftës kanë rënë në tregjet ndërkombëtare pas spekulimeve se mund të ketë një normalizim të situatës në ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë.
Investitorët reaguan ndaj pritjeve për uljen e tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit dhe mundësisë së rikthimit të qarkullimit më normal të anijeve përmes kësaj rruge detare. Këto pritje kanë ushtruar presion në ulje mbi çmimet e naftës.
Rritje e çmimit të karburanteve - Qytetarët reagojnë
Nafta Brent ra nën nivelin prej 84 dollarësh për fuçi, ditën e djeshme, më 16 korrik. Ndërsa tregjet po monitorojnë zhvillimet diplomatike dhe çdo sinjal për një marrëveshje që do të mund të garantojë furnizimet energjetike nga Gjiri Persik.
Ngushtica e Hormuzit është një pikë strategjike për tregtinë globale të energjisë, pasi përmes saj kalon një pjesë e madhe e eksporteve të naftës nga vendet e Gjirit.
Çdo kërcënim për mbylljen ose kufizimin e qarkullimit në këtë zonë zakonisht shkakton rritje të menjëhershme të çmimeve në tregjet botërore.
/Telegrafi