Search

Ukraina ndërpret tubacionin e gazit – Rriten çmimet në treg

January 08, 2025


Çmimi i gazit natyror në Evropë është rritur për 5% pasi Ukraina mbylli sistemin e tubacionit që transportonte gazin rus në Sllovaki. Tani e vetmja rrugë aktive për gaz natyror në BE është rrjedha Ballkanike.

Sipas TTF, qendrës standarde në Evropë për tregtimin e gazit, çmimi momentalisht sillet në një bazë prej rreth 50€/MWh. Kjo shënon një rritje prej 5% më shumë se javën e kaluar. Rritja vjen si pasoj e vendimit të Ukrainës për të mos rinovuar një marrëveshje pesëvjeçare për transitimin e gazit rus, përmes tubacioneve. Dimër i ftohtë dhe frika për stabilitetin e stokut të gazit kanë shtyrë dhe në rritjen e kërkesë për gaz.

Sllovakia, një nga vendet më të prekura, kërkon një zgjidhje alternative. Kryeministri sllovak, Robert Fico, madje kërcënoi se do të ndalonte furnizimin me energji elektrike në Ukrainën e shkatërruar nga lufta. Një tjetër opsion është ulja e ndihmave për refugjatët ukrainas.

Humbja e këtyre tubacioneve të gazit i kushton Sllovakisë 500 milionë euro në vit, vlerësoi Fico. Për më tepër, Bashkimi Evropian do të vuajë nga një rënie e konkurrencës, paralajmëroi ai. Sistemi ukrainas i tubacioneve përbënte rreth 5% të importeve evropiane të gazit natyror vitin e kaluar.

Vendimi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy do t’i kushtojë BE-së rreth 50 miliardë euro në 2025 dhe 2026, sipas Fico. Ai shtoi se shpenzimet për prodhimin e energjisë nga gazi natyror shtojnë 70 miliardë euro.

Zelenskyy u përgjigj me një akuzë se presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar Fico të hapë “një front të dytë energjetik” kundër Ukrainës. “Politika dritëshkurtër e Fico-s tashmë e ka privuar popullin sllovak nga kompensimi për humbjen e tranzicionit nga gazi rus. Tani rrezikon t’i privojë sllovakët edhe 200 milionë dollarë në vit, të cilat Ukraina paguan për energjinë elektrike të importuar”, tha ai.

Përveç Sllovakisë dhe Moldavia është veçanërisht e prekur nga ndërprerja. Qeveria moldave ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme në furnizimin me energji. Në muajin janar pjesa më e madhe e kërkesës së vendit për energji elektrike pritet të furnizohet nga Rumania fqinje.

Ukraina tani mbështetet në Greqinë për furnizim me gaz

Kompania ukrainase DTEK ka joftuar se së fundmi është furnizuar me  gazit natyror të lëngshëm (LNG) në terminalin Revithoussa në Greqi.

BE-ja uli pjesën e furnizimit me gaz rus në 15% vitin e kaluar. Kurse vitin 2021, 40% e gazit në BE është furnizuar nga Rusia.

/Balkan Green Energy News