Search

Turqia synon të arrijë pavarësi të plotë energjetike

12 Shkurt, 2024


“Qëllimi ynë është të rrisim prodhimin ditor në Gabor në 100 mijë fuçi deri në fund të vitit 2024”, tha presidenti turk Erdoğan.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se prodhimi ditor në pusin e naftës në malin Gabar, në juglindje të vendit, i ka kaluar 35 mijë fuçi, raporton Anadolu.

“Nga sot prodhimi ditor i pusit tonë të naftës në Gabar ka kaluar 35 mijë fuçi. Falë Zotit, për më tepër, ky numër po rritet dita ditës. Synimi ynë është që deri në fund të vitit 2024 të rrisim prodhimin ditor në Gabar në 100 mijë fuçi”, tha presidenti Erdoğan gjatë vizitës së tij në qytetin verior turk Zonguldak, ku qëndroi si pjesë e fushatës zgjedhore.

Erdoğan përsëriti synimet energjetike të vendit të tij.

“Ne po zbatojmë me vendosmëri dhe guxim hapa që do të garantojnë sigurinë energjetike të Türkiyes. Qëllimi ynë më i rëndësishëm është të arrijmë pavarësi të plotë energjetike”, tha Erdoğan.

Në fund të vitit 2022, Erdoğan njoftoi publikun se Türkiye kishte zbuluar 150 milionë fuçi rezerva neto nafte në malin Gabar në juglindje të vendit, me vlerë 12 miliardë dollarë dhe se ishte një nga 10 zbulimet më të mëdha në tokë në 2022.

/aa.com.tr