Search

Termocentrali Kosova B vizitohet nga delegacioni i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim  

May 28, 2026


KEK mirëpriti delegacionin e lartë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH, në TC Kosova B.

Kryeshefi Ekzekutiv i KEK, Gramos Hashani, u takua në TC Kosova B me delegacionin e BERZH-it, të kryesuar nga Sergiy Maslichenko – Udhëheqës i BERZH-it për Kosovë dhe Francesco Corbo – Udhëheqës Rajonal për Energji në Evropë.

Gjatë takimit, u prezantuan operimet aktuale të KEK-ut, projektet strategjike për modernizimin e njësive gjeneruese, si dhe transformimin e Korporatës drejt energjisë së qëndrueshme dhe diversifikimit të portofolit energjetik.

Pikat kryesore të diskutimit ishin projektet madhore që tashmë kanë hyrë në fazën e implementimit në TC Kosova B, duke përfshirë: modernizimin e turbinave, ndërtimin e elektrofiltrav, implementimin e sistemeve DeNOx dhemodernizimin e thellë të njësisë A3 të TC Kosova A.

Po ashtu, u realizua edhe një vizitë në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit (Minierë), si dhe në lokacionin ku planifikohet ndërtimi i parkut solar 100 MW, projekt strategjik i KEK-ut në fushën e energjisë së ripërtëritshme.

Nga KEK kanë theksuar se mbeten të përkushtuar në modernizimin e sektorit energjetik dhe forcimin e partneriteteve me institucionet financiare ndërkombëtare në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm energjetik të Republikës së Kosovës.