Search

Szunyog: Strategjia e energjisë dhe plani për energji dhe klimë janë kritike

05 Korrik, 2021


Në ceremoninë që po shënonte 15 vjetorin e themelimit të KOSTT, të pranishmëve iu është drejtuar edhe Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Në fjalimin e tij, Ambasadori Szunyog ka thënë se rishikimi i vazhdueshëm i strategjisë së energjisë dhe planit kombëtar për energji dhe klimë janë kritike në rrugën tranzicionit energjetik dhe dekarbonizimit të ekonomisë së Kosovës.

‘Tranzicioni energjetik në Kosovë dhe në rajon është një sfidë e madhe, por ne jemi të sigurtë se një procesi i tillë do të sjellë shumë përfitime sikurse furnizim të besueshëm dhe me cmime të përballueshme me energji elektrike, mundësi punësimi dhe qëndrueshmëri mjedisore. Për më shumë, ky proces sjellë Kosovën dhe rajonin më afër tregut të BE-së’, ka thënë Ambasadori Szunyog në fjalimin e tij.

Ai ka theksuar se rritja e jashtzakonshme e prodhimit të energjisë nga burime të ripërtëritshme të energjisë duhet të ndodhë, pasi kjo energji është dëshmuar si më e lira, por ka kërkuar nga KOSTT të vazhdojë përpjekjet për të mundësuar kapacitete efiçiente rezervë për të përkrahur projekte të tilla.

BE ka përkrahur dhe do të vazhdojë përkrahjen për të promovuar investimet në burime të ripërtëritshme të energjisë, si dhe në efiçiencë të energjisë, ka thënë Ambasadori Szunyog në fund të fjalimit.