Search

Sot Panel Diskutimi nga OEK: Praktika të gjelbra, përfitime për biznesin: Çfarë po bëjnë tashmë NVM-të në Koso

September 17, 2026


Oda Ekonomike e Kosovës, OEK, do të mbaj panel diskutimi, sot nga ora 13:30 për të diskutuar se si është duket tranzicioni i gjelbër në praktikë për bizneset në Kosovë dhe çfarë përfitimesh po sjell ai për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Në kuadër të Pavijonit të Tranzicionit të Gjelbër, paneli do të sjellë së bashku perspektiva nga bizneset, Oda Ekonomike e Kosovës, financimi i gjelbër dhe Inventari i Praktikave të Gjelbra të Ndërmarrjeve e Vgla dhe të Mesme (NVM-ve).

Diskutimi do të përqendrohet në pyetje praktike: Çfarë praktikash të gjelbra po zbatojnë tashmë NVM-të? Çfarë i motivon këto investime? Çfarë përfitimesh po sjellin ato për bizneset? Cilat barriera mbeten dhe çfarë lloj mbështetjeje dhe financimi mund t’i ndihmojë më shumë biznese të ndërmarrin hapin e radhës?

Moderatore e panelit është Rinora Gojani, udhëheqëse për Informim dhe Politika për NVM-të, në GPEK – Helvetas (Greening Private Enterprises in Kosovo).

Kurse panelistët janë Muela Ibrahimi nga Oda Ekonomike e Kosovës, Visar Berisha – konsulent për Inventarin e Praktikave të Gjelbra të NVM-ve në GPEK, Argjira Kadrijaj Dushi nga banka BPB dhe Valon Kupa nga prodhuesi Nallan.

Ky diskutim i bazuar në përvoja reale, mësime praktike dhe shkëmbim të përvojave mes bizneseve në Kosovë do të realizohet sot, më 17 shtator 2026 nga 13:30 n sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Pavijoni i Tranzicionit të Gjelbër mbështetet nga projekti Transformimi i Gjelbër i Ndërmarrjeve Private në Kosovë GPEK i cilir është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), i bashkëfinancuar nga Suedia dhe i zbatuar nga Helvetas Kosovo.

Ndërsa Pavijoni i Tranzicionit të Gjelbër është pjesë e Panairit të Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2026”, të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK).