Search

Sot mbahet protesta kundër ndërtimit të Fabrikës së Çimentos në Klinë

July 25, 2023


Leximi i këtij artikulli zgjatë: 3 minuta

Sot më 25 Korrik 2023 në ora 11:00 në Klinë do të mbahet protesta kundër ndërtimit të fabrikës së çimentos.

Protesta organizohet për të kundërshtuar ndërtimin e fabrikës së çimentos, e që për qëllim ka mbrojtjen dhe ruajtjen e ambientit në Klinë!

Qytetarët Aktivë në mbështetje të Shoqatës për Mbrojtjen e Ambientit në Klinë, është thirrja që bënë organizata.

I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve/eve të Kosovës që të mbështesin fuqishëm të drejtën themelore njerëzore të bashkë-qytetarëve/eve tanë/tona në Klinë që të jetojnë në mjedis të shëndosh, duke iu bashkuar protestës dhe nismës së tyre me datën 25.07.2023 në ora 11:00 në Klinë, thuhet në deklaratën e organizatës

Po ashtu për informimin tuaj, ua rikujtoj se Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës z. Liburn Aliu kishte nxjerr vendim për të vendosur moratorium për gurëthyesit e rinj dhe ata në procedurë për pëlqim mjedisor për dy vite ( vendimi është nxjerr me 28.06.2021 dhe ka pasur fuqi veprimi deri me 28.06.2023).

Liburni Aliu në kundërshtim me vendimin paraprak nga MMPHI, në janar të vitit 2023, ka lëshuar tre (3) pëlqime mjedisore për operatorin Wallingford Internatonal Kosovo L.L.C.

Bazuar në këto pëlqime mjedisore, operatori ende pa përfunduar procesi gjyqësor, se fundmi ka nisur aktivitete në kodrën e fshatit Dollc, më çka ka provokuar qytetarët dhe ka nxitur reagimin e tyre, thuhet në deklaratën e Qytetarët Aktivë.

Një sërë partishë politike si LDK, PDK dhe LVV kanë mbështetur këtë kauzë të qytetarëve të Klinës, raporton Kosovo Energy.