Search

Skema e ardhshme mbështetëse nga FKEE do të ketë kritere të reja

June 16, 2026


Është mbajtur punëtoria për definimin e kritereve të reja për skemën mbështetëse që mundëson financimin e masave të efiçiencës së energjisë dhe burimeve të ripërtëritshme të energjisë në ndërtesat shumëbanesore në Kosovë.

Gjatë punëtorisë, përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë dhe ekspertë të GIZ-it kontribuuan në përcaktimin e kritereve të pranueshmërisë, procedurave të aplikimit, modeleve të financimit dhe roleve të institucioneve të përfshira.

Diskutimet u fokusuan në harmonizimin e qasjeve dhe definimin e bazës operacionale për lansimin e ketij programi.

Pjesë e programit ishte dhe modeli i implementimit të pkëtij programi.

Gjatë viteve të fundit Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, FKEE, ka realizuar skema mbështetëse të cilat kanë mundësuar përmisimin e kushteve në ndërtesa sociale në komuna të ndyshme në vend. Duke realizuar masa si ndërrimi i dritareve dhe izolimit me qëllim të përmisimit të izolimit të ndërtesave, ndërrimi i sistemit të ndriqimit në drita LED si opsioni me efiçient në treg, implementimi i inverterve me pomp termike për ngrohje dhe kondicionim të ajrit, etj.

FKEE dhe GIZ në Kosovë zhvillojn bashkëpunimin me një projekt të ri

Lexo më shumë

Programet mbështetëse kanë qenë të financuara nga Qeveria e Kosovës si dhe donacione dhe kredi nga vende të ndryshme të BE-së, sidomos nga Gjermania, Suedia, Danimarka dhe Luksemburgu.

Sipas FKEE dhe ky projekti do të mbështetet nga Qeveria Gjermane dhe Qeveria Daneze, përmes GIZ-it, transmeton Kosovo Energy News.