Search

Muhamet Mustafa ri-përmbledh diskutimet fillestare rreth kapaciteteve të reja prodhuese me qymyr

June 15, 2026


Muhamet Mustafa nga Instituti Riinvest ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me debatet rreth zhvillimit të sektorit energjetik në Kosovë, duke sqaruar rolin që Riinvesti dhe Forumi 2015 kanë pasur në proceset e planifikimit të kapaciteteve të reja energjetike.

Në një shkrim të gjatë, Mustafa rikujton periudhën 2005-2006, kur në Kosovë po zhvilloheshin diskutime intensive për strategjinë afatgjatë të energjisë, bazuar në rezervat e mëdha të linjitit në vend.

Sipas tij, Strategjia e Zhvillimit të Energjisë 2005-2015, e cila u hartua nga Riinvesti dhe u miratua nga Kuvendi i Kosovës, parashihte ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike deri në 1000 MW, përkatësisht dy termocentrale nga 500 MW.

Mustafa thotë se ky dokument ishte rezultat i analizave të shumta dhe konsultimeve me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë, duke marrë parasysh jo vetëm nevojat për furnizim me energji, por edhe pasojat mjedisore, sociale dhe ekonomike që do të sillte zgjerimi masiv i shfrytëzimit të linjitit.

“Instituti Riinvest dhe Forumi 2015, duke dhënë vërejtje për projektin Kosova C/Kosova e Re 2100 MW, njëkohësisht kanë kërkuar ndërtimin sa më të shpejtë të kapaciteteve të reja prej 500 deri në 1000 MW, sipas Strategjisë së Energjisë të miratuar nga Kuvendi në vitin 2005”, ka theksuar Mustafa.

Sipas tij në vitet 2005 dhe 2006 iinistri i afëhershëm i Energjisë e Minierave Ethem Çeku, kishte marrë parasysh shumë studime lidhur me perspektivat e zhvillimit të energjisë elektrike bazuar në centralet termike të djegies së lignitit, që kanë përfshirë dokumente nga Banka Botërore, institute gjermane e të ngjashme. Një studim i ri mbi nevojat për energji dhe mundësitë e prodhimit në rajonin e Europës Juglindore kishte konstatuar se Kosova kishte përparësi komparative dhe se këtu mund të ndërtoheshin termocentrale deri në 4400 MW.

Mustafa ka cekur se një kapacitet i tillë madhor nuk ishte ide e re dhe ishte provuar të bëhej edhe në fillim të viteve 80’, por ishte kundërshtuar nga qeveria e Kosovës, në krye me Ymer Pulën.

Muhamet Mustafa së bashku me Luan Shllakun janë kryesues të Forumit 2015, të cilët përfshinë një grup ekspertësh të fushave të ndryshme të udhëhequr nga Luani dhe Profesor Ekrem Beqiri. Detyra e këtij forumi ishte paraqitja e një raport publik rreth strategjisë energjetike në vend.

Raporti mori titullin provakativ: “Kosova C2100MW : Një përrallë moderne”, të cilin mund ta gjeni duke ndjekur Link-un.

Ende tetë vite pas asaj strategjie nuk ka ndodhur asgjë. Është humbur shumë kohë dhe është shpenzuar shumë për gjetjen e argumenteve të njohura. Ky është një studim rasti i mirë për të ilustruar qeverisjen e keqe, për arbitraritetin, për servilizmin, për provincialzimin, vënien e interesit grupor mbi atë nacional e të vendit, për moralin e dyfishtë. Po të ishte zbatuar ajo Strategji e aprovuar në Kuvend, siç ishte e obliguar të vepronin dy qeveri me radhë, sot ne do të kishin një central modern, do të mbyllnim centralin e vjetër që ndot më shumë, do të kishim prodhim edhe për eksport. Në vend të kësaj, kemi demonstruar, mosdije, dhunë ndaj ligjit dhe Kuvendit, i kemi bërë të qeshin shumë konsulentë të jashtëm se sa neglizhentë jemi, sa pak dinë dhe sa servil primitivë janë disa nga funksionarët publikë në Kosovë”. është shprehur Mustafa, duke cituar një fragment të librit të tij i “Kapërcimi i vetmisë”, të publikua rnë vitin 2016.

/Telegrafi