Search

Shtyhet afati i aplikimit për bizneset që mund të qëndrojnë në tregun e rregulluar

May 02, 2025


KESCO njofton se ka shtyrë afatin për aplikim deri më 16 maj 2025, për të gjitha bizneset e vogla që dëshirojnë të vazhdojnë furnizimin me energji elektrike nga KESCO me tarifa të rregulluara.

Për aplikim ju nevojiten dokumentet në vijim:

  • Certifikata e biznesit me numrin unik të biznesit
  • Shifrat e konsumatorit të KESCO-s që  gjendet në pjesën e sipërme të faturës pranë emrit tuaj

Ky proces është kusht thelbësor që bizneset e vogla të mbeten në tregun e rregulluar dhe të vazhdojnë furnizimin nga KESCO me tarifa të rregulluara.

Nëse aplikimi nuk dorëzohet deri më 16 maj 2025, atëherë, duke filluar nga 1 qershori, biznesi do të kalojnë automatikisht në tregun e hapur, ku do të duhet të zgjedhin vet një furnizues të licencuar për furnizim me energji elektrike.

Ky është një hap i rëndësishëm në kuadër të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike në Kosovë – një proces i udhëhequr nga ZRrE, i cili ka nisur vite më parë dhe është obligim ligjor për të gjithë operatorët energjetikë në vend.

/Telegrafi