Search

Shqipëria prodhon 55% më shumë rrymë në gjashtëmujorin e parë të 2021

August 06, 2021


Të gjitha burimet gjeneruese të energjisë elektrike në Shqipëri kanë prodhuar 6 milion megavat orë energji elektrike në 6-mujorin e parë të vitit 2021, apo 55 përqind më shumë se në periudhën e njejtë kohore të vitit paraprak.

Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, prodhimi u dominua nga hidorecentralet publike të Kaskadës së Drinit me 57.3% të energjisë totale, ndryshe nga vitit u kaluar ku për të njëjtën periudhë energjia më e madhe u prodhua nga HEC-et private dhe koncesionare.

HEC Moglica, që nisi prodhimin vitin që kaloi, për periudhën janar-qershor 2021 ka kontribuar në prodhimin e 4.6% të energjisë totale. Paralelisht ka vijuar edhe prodhimi i energjisë nga centralet fotovoltaike, ndonëse sasia e gjeneruar është tejet e ulët në raport me energjinë e prodhuar nga burimet hidrike.

Në total këto impiante prodhuan 21 107 MWh energji, duke shënuar rrtije në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku prej këtyre impianteve u prodhua 15,882 MWh energji. Ndërkaq, konsumi total i energjisë për 6-mujorin arriti në rreth 4.26 mln MWh energji, duke shënuar rritje në raport me një vit më parë, ku u konsumua 3.76 mln MWh energji.

2020 (6-mujori i parë)2021 (6-mujori i parë)
Prodhimi i rrymës në total2.7 mln MWh6 mln MWh
Humbjet22.84%22.3%
Arkëtimet94.3%96.1%

Kjo diferencë e madhe në konsum mund të shpjegohet me mbylljen e bizneseve gjatë vitit të kaluar, të cilët pezulluan aktivitetin për shkak të pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Ndërkaq, niveli i humbjeve në rrjetin e shpërndarjes për 6-mujorin u regjistrua në 22.3%, duke shënuar një përmirësim të lehtë në raport me të njëtën periudhë të vitit të kaluar, ku humbjet përllogariteshin në 22.84%.

Edhe niveli i arkëtimeve ka një tendencë në rritje gjatë 6-mujorit, duke u fiksuar në 96.1%, çka shënon edhe një rritje në raport me periudhën janar-qershor të vitit të kaluar, ku niveli i arkëtimeve ishte në 94.3% e totalit të faturave të gjeneruara nga OSHEE.