Search

Shqipëri: Rritet energjia për furrat e bukës me pastiçeri dhe bar-kafe

16 Prill, 2024


Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar çmimet e reja për energjinë elektrike për furrat e bukës që janë pastiçeri dhe bar-kafe.

ERE nuk ka ndryshuar çmimin e energjisë elektrike për furrat e bukës, të cilat do vazhdojnë ta blejnë atë me 7.6 lekë për kilovat/orë.

Ndërsa furrat e bukës që janë edhe pastiçeri do ta blejnë energjinë me çmim 9.5 lekë për kilovat/orë, ndërsa ato që janë edhe pastiçeri edhe bar-kafe do ta blejnë energjinë 12 lekë për kilovat/orë.

Aktualisht furrat e bukës paguajnë një tarifë 7/.6 lekë/kwh sipas një çmimi të vendosur nga Enti vite më parë, por që nuk merr parasysh ndryshimet apo evoluimin që ka pësuar ky treg viteve të fundit.

Për këtë arsye u ndryshua çmimi për furrat e bukës që kanë të integruara shërbime të tjera si pastiçeri apo bar-kafe.