Search

Shqipëri: KESH blen 2.1 mln euro energji me çmim më të lartë se në bursë

02 Korrik, 2024


2.1 milionë euro i ikën buxhetit të Shqipërisë për blerje energjie.

Vetëm për datat nga 1 deri më 7 korrik, çmimi i tregtimit të energjisë në bursë ka qenë mestarisht 87 euro/MWh, ndërsa KESH ka hapur ofertat për blerjen e energjisë elektrike me çmim prej 108 euro/MWh.

Ky çmim nuk është i justifikueshëm në një kohë kur vetëm pak ditë më parë vendi pati reshje të dendura shiu, ndërsa Shqipëria prej vitesh tanimë e ka të mundur mbulimin e mbarë territorit në masën 97% me energji të prodhuar në vend.

Kujtojmë se Shqipëria investoi në ndërtimin e bursës Shqiptare ALPEX 2.2 mln euro e cila ende nuk përdoret. Gjithnjë është marrë si referencë bursa hungareze HUPX por tanimë tenderat po zhvillohen jashtë bursës duke përdorur një platformë të fshehtë. KESH po përdor një sistem të brendshëm, “treding” i cili nuk i lejon askujt akses duke e thelluar edhe më tej mungesën e llogaridhënies për paratë publike.