Search

Shqipëri: 10% e të ardhurave të familjeve shkojnë për energjinë

12 Mars, 2024


Shpenzimet për konsum dhe kryesisht ato për ushqime janë zëri kryesor i totalit të buxhetit të një familje në Shqipëri, teksa për energjinë shpenzohet vetëm 10% e të ardhurave.

Ky është konstatimi që Enti Rregullator i Energjisë bën një studim lidhur me varfërinë energjetike shqiptare.

Deri më tani përllogariten rreth 68 mijë familje me ndihmë ekonomike që përfitojnë nga subvencionimi që qeveria bën për klientëve në nevojë, kategori nga e cila përfitojnë edhe konsumatorët me të ardhura nën pagën minimale, invalidët, të verbërit e tetraplegjikët.

Këto familje të cilat konsumojnë deri në 300 kë/h në muaj, subvencionohen me 648 lekë, me një efekt në buxhet në masën 1.74 mld Lekë në vit. Masë e cila konsiderohet e përgjithshme me efekt afatshkurtër, pa përfshirje të elementit gjinor ku gratë kanë të ardhura më të ulëta se burrat.

Studimi i ERE propozon mbështetje infrastrukturore për të rritur eficencën e energjisë në mënyrë që të zvogëlohen kostot.

Aktualisht Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka mbështetur projektin e bashkive Berat, Korçë, Përmet dhe Shkodër të cilat deri në fund të këtij viti synojnë të kenë ulur konsumin përmes energjisë së rinovueshme në ndriçimin e rrugëve për të sjellë rritje në ndërgjegjësimin e publikut.

/Tv Klan