Search

Shoqata e BRE në Kroaci: Kroacia duhet të ndihmojë fermat bujqësore të instalojnë 900MW të energjisë solare dhe biogazit

01 Korrik, 2021


Bujqësia dhe industria e energjisë së ripërtëritshme duhet të bashkojnë forcat e jo të konkurrojnë për burime, ka thënë Drejtoresha Menaxhuese e BRE Kroacisë, Maja Pokrovac.

Shoqata që bënë pjesë Pokrovac llogariti që të paktën 800MW të impianteve të energjisë solare mund të instalohen në ferma, teksa kjo do të nënkuptonte edhe 100MW termocentraleve të biogazit për balansim, ka raportuar Balkan Green Energy News.

Qeveria kroate ka zhvilluar Planin Kombëtar për Rimëbëkëmbje dhe Qëndrueshmëri pa konsultuar komunitetin shkencor, sektorin privat, institucionet financiare dhe organizatat jo-qeveritare, ka thënë Drejtoresha Menaxhuese e shoqatës së Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë së Kroacisë, Maja Pokrovac.

Ajo poashtu bëri thirrje tek autoritetet për të ofruar grante përmes thirrjeve publike për ferma për instalimet e paneleve solare dhe termocentraleve të biogazit.

Në një konference për shtyp ajo foli rreth të ardhmes energjetike të vendit, duke thënë se është tejet e rëndësishme që të zhvillohet një sinergji në mes të bujqësisë dhe burimeve të ripërtëritshme të energjisë.

Mirëpo, ajo nënvizoi se deri më tash këto dy sektore kanë qenë në konkurrencë për incentiva shtetërore dhe tokë të disponueshme.

Në këtë mënyrë, BRE Kroacia beson që panele solare me 800MW të kapacitet total të pikut mund të instalohen në ferma dhe, në këtë rast, edhe 100MW të termocentraleve fleksibile që operojnë me biogas do të ishin të nevojshme për balansim, ka thënë ajo.

Avantazhi i BRE në bujqësi është se energjia konsumohet aty ku edhe prodhohet

Tutje, ajo ka shtuar se kalkulimet ishin bërë me “një vlerësim minimal” prej 5kW të paneleve fotovoltaike për fermë, që ndryshe përkthehet në një investim potencial prej 600 milion euro.

Kapaciteti solar i kësaj madhësie mund të mbulohet me vetëm 200 impiante të biogazit, me një kapacitet mesatar të instaluar prej 500kW, teksa Pokrovac ka nënvizuar se rreth 3,000 ferma të pranueshme janë në dispozicion.

Ajo poashtu theksoi se 45MW në impiante të biogazit janë ndërtuar deri më tani në vend. Avantazhi për të prezentuar burimet e ripërtëritshme në bujqësi është që energjia mund të konsumohet aty ku edhe prodhohet, ka insistuar BRE Kroacia.

Investimet në rrjet janë të pamjaftueshme

Tutje, në bazë të projekteve aktuale të burimeve të ripërtëritshme në vend, ajo tha se rrjeti do të ketë nevojë për edhe 7GW deri në 2030, mirëpo investimet e planfikuara nuk janë adekuate për këtë, ka paralajmëruar Pokrovac.
Në këtë mënyrë, ajo bëri thirrje tek qeveria që të bëjë sistemin administrativ më të shpejtë në segmentin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë.

Ajo kritikoi edhe Planin Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmeri për mospërfshirjen e vlerësimit të fondeve që mund të mobilizohen nga sektori privat, siç ka bërë Greqia.

Shamolli: Në vit 1 milion euro investime në energji të ripërtëritshme në sektorin e bujqësisë

Lexo më shumë

Kroacia ka potencial të prodhojë 6.8 gigavat energji solare

Lexo më shumë