Search

Shamolli: Në vit 1 milion euro investime në energji të ripërtëritshme në sektorin e bujqësisë

17 Qershor, 2021


Në vitin 2019, totali i mbështetjes publike për investime në energji të ripërtwritshme në bujqësi ishte 644 mijë euro. Bashkë me pjesën që financohet nga vetë fermerët, vlera e përgjithshme e investimit në energji të ripërtëritshme në sektorin e bujqësisë është rreth 1 milion euro në vit.

Kështu ka thënë Lulzim Shamolli nga Ministria e Bujqësisë në video-dokumentarin e USAID për tranzicionin e energjisë dhe energjinë solare, të publikuar gjatë kësaj jave.

‘Mbshtetja publike për grant është rreth 60%, është mbështetja bazë e investimit, ndërsa 40% është mbështetje private, do të thotë bashkëfinancim nga vet fermeri’, ka sqaruar Shamolli.

Rreth 40–50 përqind nga totali i numrit të fermerëve që kanë përfituar grant, kanë investuar edhe në energji të ripërtritshme, ka shtuar Shamollit.

Rryma nga dielli i bën produktet bujqësore të Kosovës më konkurruese në treg

Lexo më shumë

‘Në vitin 2014, totali i mbështetjes publike për investime në energji të ripërtëritshme ka qenë 533 mijë euro, ndërsa në vitin 2019 ka arritë në 644 mijë. Shto kësaj edhe investimin privat që realizohet nga fermerët, totali i investimit në baza vjetore për energji të ripërtëritshmee arrinë deri në 1 milion euro’, ka thënë Shamolli.

Lulzim Shamolli ka thënë se arsyjet kryesore pse fermerët duhet të investojnë në energji të ripërtëritshme janë ekonomike.

‘Përmes instalimit të pajisjve të ripërtëritshme fermeri kursen para. Elementi tjetër është mjedisi, ruajtja e mjedisit’, ka thënë Shamolli.

Video dokumentarin e plotë të USAID mund ta shikoni duke klikuar këtu.