Search

Shkak kriza energjetike, presidenti i Ekuadorit shpall sërish gjendjen e jashtëzakonshme

22 Prill, 2024


Në fillim të javës, Noboa kishte nisur masa urgjente për të trajtuar krizën e energjisë, duke përfshirë ndërprerjet e planifikuara.

Presidenti ekuadorian Daniel Noboa ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend, për herë të dytë që kur mori detyrën në nëntor. E para ishte në janar, me qëllim që të mundësohej një koordinim më i mirë midis ushtrisë dhe policisë për të luftuar krimin.

Më herët gjatë javës, presidenti Noboa kishte ndërmarrë masa urgjente për t’u marrë me krizën energjetike, duke përfshirë ndërprerjet e planifikuara.

Gjendja e jashtëzakonshme këtë herë do të zgjasë 60 ditë. Gjatë kësaj kohe forcat e ushtrisë dhe policisë do të vendosen për të ruajtur infrastrukturën energjetike të vendit, sipas dekretit presidencial.

Për shkak të thatësirës, pjesërisht për shkak të fenomenit të motit El Niño, nivelet në digat hidroelektrike që prodhojnë pjesën më të madhe të energjisë në Ekuador kanë rënë ndjeshëm.