Search

Serbi: Çmimet e rrymës për ndërmarrjet mund të ulen nga 1 maji

19 Mars, 2024


Ndërmarrjet në Serbi mund të presin çmime më të ulëta të energjisë elektrike nga 1 maji, ka thënë Dusan Zivkovic, kryeshefi në detyrë në ndërmarrjen shtetërire Elektroprivreda Srbije (EPS).

EPS bashkë me Ministrinë e Minierave dhe Energjetikës në Serbi po përgatitin metodologji të re për përllogaritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët korporata nga 1 maji, thuhet në intervistën e fundi të Zivkovic, përcjell Balkan Green Energy News.

Ai ka shtuar se qëllimi është që çmimi të përcjellë nivelet e tregut, ndërsa është shprehur i bindur se çmimi i rrymës për bizneset do të ulet ndërsa ato të amvisërive nuk do të ndryshojnë edhe për një kohë.

Ndryshe, në nëntor 2021 Qeveria e Serbisë kishte vendosur 120 euro për megavat orë si çmim tavan për të gjithë konsumatorët e EPS-së.

Nga ajo kohë, çmimet kanë ndryshuar dukshëm. Si shembull, në tregun serb tridhjetë ditët e fundit çmimet silleshin ndërmjet 60 dhe 80 euro për megavat orë.