Search

Sabri Tërnava: Ka hapësirë për akomodim të kapaciteteve të reja instaluese të BRE

19 Maj, 2022


Mungesa e politikave stimuluese të zbatueshme dhe të dukshme për të lehtësuar instalimin dhe zhvillimin e kategorisë së gjeneruesve për vet-konsum në sektorin energjetik të Kosovës ishte tema kryesore e diskutimit gjatë emisionit të mbrëmshëm #KallxoPernime.

Diskutimi kishte si panel diskutues Drejtorin e Departamentit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), Afrim Ajvazi, Sabri Ternava, drejtorin e Departamentit për kujdes ndaj kujdesit ndaj konsumatorëve – KEDS, teksa Besiana Qorraj nga Departamenti i energjisë në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë poashtu ishte pjesë e diskutimit.

Diskutimi gjithashtu shfaqi çështjen nëse KEDS ka kapacitete të mjaftueshme të rrjetit për të alokuar injektimin e BRE-ve në rrjetin e shpërndarjes nga objektivat e ardhshme të BRE-ve nga strategjia e ardhshme e energjisë.

Sabri Tërnava vuri në dukje se KEDS do të preferonte një mbulim më të gjerë të instalimit të paneleve diellore në të gjithë territorin e Kosovës me një kapacitet më të vogël të instaluar.

“Ne vetëm lshojmë leje për kycje, dhe ka hapësirë për akomodim për kapacitete të reja instaluese”, tha ai.

“Nuk kemi limit, por kemi limitin në pika të caktuara. Për neve është shumë e rëndësishme, kushtimisht edhe nëse strategjia i parasheh 500MË, ato për neve shumë me rëndësi është të jenë të shpërndara”, tha ai.

“Jo të jenë të fokusara në një rajon ose një komun por të jenë të shpërndara, dhe të ketë kycje sa më shumë me kapacitete të vogla”, tha Tërnava.

“Kjo është për neve me rëndësi, dhe jo të kemi infuzion të energjisë, ose futje të energjisë nga një pikë që mund të na shkaktojë telashe të mëdha”, tha ai.

“Është shumë me rëndësi shpërndarja e tyre në tërë territorin e vendit”, tha ai.

Megjithatë, ai tha se investimet e KEDS-it në rrjetin e shpërndarjes kanë sfidat e veta, duke theksuar se pronat private përbëjnë një vështirësi për investime.

“Nuk mund të presim për një vit, pesë vite, me u kry të gjitha këto, sepse aty nevojiten miliarda”, tha ai.

“Ne kemi problem me prona. Kemi vendosje të rrjetit tonë nëpër prona private qysh kanë vendos në vitet 70ta e 80ta ti nuk ki pronë ku gjen dhe vendos me vendos rrjetin, janë probleme shumë të mëdha. Por investimet që kanë ndodhur, së paku 5 vjecarin e fundit sipas planit zhvillimor janë të dukshme”, theksoi ai.