Sa energji elektrike konsumon aktualisht ChatGPT?
December 11, 2024
Konsumi i energjisë elektrike nga sistemeve e inteligjencës artificiale është rritur masivisht. Një raport i ri tregon se brenda një viti konsumi i ChatGPT, një nga modelet më të mëdha të IA, mund të furnizojë me energji Finlandën ose Belgjikën për një ditë të tërë.
Që nga fillimi, gati dy vjet më parë, ChatGPT i OpenAI ka tërhequr shpejt vëmendjen e publikut, duke grumbulluar rreth 100 milionë përdorues brenda vetëm dy muajve. Megjithatë, ndërsa aftësitë e IA, nga hartimi i eseve deri te zgjidhja e problemeve komplekse matematikore dhe shkrimi i kodit, janë mbresëlënëse, ato vijnë me një kosto të lartë energjie, shkroi BestBrokers në një raport të ri.
Çdo pyetje ChatGPT konsumon rreth 2,9 Wh energji elektrike, gati dhjetë herë më shumë se një kërkim standard në Google. Konsumi i energjisë varet nga shumë variabla si gjatësia e pyetjes, numri i përdoruesve dhe sa efikasitet funksionon modeli.
Çdo pyetje ChatGPT -i kushton 0,04 cent!
ChatGPT konsumon 226.8 GWh çdo vit për të përpunuar 78 miliardë kërkesa. Kjo sasi e energjisë do të mjaftonte për të mbushur baterinë e rreth 3.13 milionë automjeteve elektrike, secila me një kapacitet mesatar baterie prej 72.4 kWh. Kjo do thot që do të mjaftonte për mbushjen e 95% të makinave elektrike në SHBA aktialisht.
Në terma të tjera, kaq shumë energji elektrike, për trajtimin e kërkesave, mund të furnizonte gjithashtu 21,602 shtëpi për një vit të plotë. Kostoja totale e këtij konsumit vjetor në SHBA arrin në 29.7 milionë dollarë.