Search

Rukiqi takon përfaqësues të DFC-së, vazhdojnë diskutimet për projektet në sektorin e energjisë

20 Janar, 2021


Berat Rukiqi, Kryetar në Odën Ekonomike të Kosovës, ka njoftuar se ka vazhduar takimet me përfaqësues të Korporatës Zhvillimore Amerikane (DFC), për të vazhduar diskutimet mbi përfshierjen e kësaj korporate në financimin e projekteve të sektorit privat në Kosovë.

Projektet në sektorin e energjisë në Kosovë ishin në fokus të veçantë të diskutimeve në takimin e Rukiqit me John Jovovic, drejtues i DFC-së për Evropën Juglindore.

‘Në fokus të veçante projektet në energji, projektet që mundësojnë integrimin në tregjet globale të furnizimit (nearshoring) dhe instrumentet e reja financiare për përkrahje të bizneseve fillestare dhe të NVM-ve’, ka thënë Rukiqi.

Rukiqi liston projektet e mundshme të Kosovës me financim amerikan, përmend edhe termocentralin me gaz

Lexo më shumë

SHBA-të do të vazhdojnë të mbeten partner i fuqishëm për sektorin privat në Kosovë, ka shtuar Rukiqi, ndërsa ka rikonfirmuar vazhdimin e përkushtimit të SHBA-ve për të përkrahur Kosovën.

‘Vazhdimësia e përkushtimit amerikan, në përkrahje të Kosovës, u konfirmua edhe nga Sekretari i nominuar Blinken, gjatë dëgjimeve për konfirmim, në Senatin Amerikan’, ka shkruar Rukiqi në rrjete sociale.

Hoti: Përmes SHBA-ve mundësohet ndërtimi i një elektrane të prodhimit të energjisë me gaz

Lexo më shumë