Search

Rregullatori për Energji në Shqipëri merr propozim për shtrenjtim të energjisë elektrike

23 Shtator, 2022


FSHU ka aplikuar në Entin Rregullator të Energjisë për ndryshimin e fashës së çmimeve për konsumatorët familjarë duke nisur nga tetori i këtij viti deri në dhjetor.

Sipas përllogaritjeve paraprake, për shkak të çmimit të rritur, blerja e energjisë elektrike për ata që konsumojnë mbi 800 kWh do të kushtojë 18 miliard lekë të vjetra më shumë, e cila do t’u faturohet pikërisht këtyre familjeve.

Çmimi final i kërkuar nga FSHU për çdo kilovat të harxhuar mbi 800 kWh është 34.3 pa TVSH, e cila bashkë me TVSH-në shkon 41.16 lekë.

Çmimet e reja do të aplikohen nga tetori në dhjetor dhe më pas skema do të rishikohet në varësi të ecurisë së tregjeve. Situata në HEC-e duket disi më e përmirësuar tani, megjithatë qeveria ka vendosur që ata që harxhojnë më shumë se 800 kWh të paguajnë më shumë duke rritur në këtë mënyrë çmimin e energjisë elektrike për dhjetëra mijëra familje shqiptare.

//abcnews.al

Shiu i fundjavës në Shqipëri e ka vlerën 20 milionë euro

Lexo më shumë

Sa ka potencial diellor dhe të erës Shqipëria për prodhimin e rrymës

Lexo më shumë

Rritja e çmimit rrezikon ndërmarrjet prodhuese në Shqipëri

Lexo më shumë