Search

Rregullatori Britanik do të aplikoj tarifa të reja për kyçjen e Databazave të përdorura për Intelegjencë Artificiale

July 30, 2026


Rregullatori britanik i energjisë, Ofgem, ka hapur një konsultim për masa më të ashpra ndaj projekteve të Qendrave të të Dhënave (Databaza) që kërkojnë lidhje me rrjetin elektrik pa dëshmuar se janë gati për t’u ndërtuar.

Propozimi përfshin një tarifë zotimi financiar dhe afate konkrete që aplikuesit duhet t’i përmbushin. Synimi është të lirohet kapaciteti i rezervuar nga projekte spekulative, të cilat mund të mbajnë vende në radhë dhe t’i vonojnë investimet më të realizueshme.

Sipas të dhënave të Ofgemit të raportuara nga Reuters, kërkesat për kyçje u rritën nga 41GW në nëntor 2024 në 125GW në qershor 2025.

Qendrat e të dhënave përbënin të paktën 80GW të këtyre kërkesave, në një periudhë kur zgjerimi i inteligjencës artificiale ka rritur ndjeshëm nevojën për kapacitet kompjuterik dhe energji.

Tarifa e propozuar do të ishte nga 237,500 deri në 712,500 funte për megavat, ose rreth 2.5 deri në 7.5% të kostos mesatare të projektit. Shuma do t’i kthehej zhvilluesit pasi objekti të kyçet në rrjet dhe të merrte energji, por do të humbej nëse projekti tërhiqej herët nga radha.

Ofgem kishte miratuar më parë mekanizma të përgjithshëm për tarifa progresive për projektet që aplikojn të lidhjen me rrjetin energjetik. Propozimi i ri synon posaçërisht teknologjitë me kkapacitet të lartë, ku qendrat e të dhënave janë grupi kryesor.

Konsultimi publik pritet të përcaktojë nëse dhe si do të zbatohet modeli.
/Telegrafi