Search

Ministrja Rizvanolli thotë se Kosova nuk mund të heqë dorë nga termocentralet aq lehtë

19 Korrik, 2021


Në intervistën për Kosovapress, Ministrja Rizvanolli tha se strategjia e energjisë është një ndër prioritetet e para të Qeverisë, por se ky dokument ende nuk është bërë gati.

Por, në mungesë të strategjisë së energjisë, Ministrja Rizvanolli tha se Kosova ka disa orientime të qarta strategjike në fushën e energjisë, pa marrë parasysh se çfarë ndodh me kapacitetet prodhuese.

‘E këto janë që duhet të rritet eficienca e energjisë. Cka do të thotë eficienca e energjisë është që të kryejmë punët e njejta me më pak energji. Nëse flasim ëpr ngrohje për shembull, ta ngrohim shtëpinë me më pak energji se sa që jemi duke e ngrohur tani, ose ta ftohim gjatë verës’, ka thënë Ministrja.

Ministrja ka thënë se se eficiencë më e madhe energjetike mund të arrihet duke izoluar ndërtesa dhe shtëpitë, dhe duke u siguruar që në të ardhmën ato do të ndërtohen në pajtim me standardet e efiçiencës së energjisë.

BRE-të, efiçienca e energjisë, ngrohja me kosto të përballueshme dhe ulja e humbjeve teknike, prioritete edhe në mungesë të strategjisë së energjisë

Sipas Ministres Rizvanolli, një problem dhe sfidë tjetër që është shumë me rëndësi të zgjidhet është cështja e ngrohjes gjatë dimrit, kjo pasi një pjesë e madhe e konsumit të energjisë në Kosovë ka të bëjë me shpenzimin e energjisë gjatë dimrit për ngrohje.

Kurti paralajmëron dekadë ndryshe për energjetikën

Lexo më shumë

Ajo ka thënë se Qeveria ka për qëllim të zgjidhe cështjen e ngrohjes për qytetarë, me kosto të përballueshme.

‘Dhe nëse arrijmë të zgjidhim cështjen e ngrohjes për qytetarët me kosto të përballueshme, përmes formave tjera dhe jo përmes energjisë elektrike, kjo është një përparësi e madhe sepse e heqë një barë prej sistemit, edhe teknike edhe financiare sepse energjia gjatë dimrit është shumë e shtrenjtë për tu importuar’, ka thënë Ministrja.

Ministrja e Ekonomisë ka thënë se edhe ulja e humbjeve teknike dhe përkrahja e burimeve të ripërtëritshme të energjisë duhet të ndodhë, ‘pavarësisht gjithcka tjetër’.

‘Mirëpo, kjo në të ardhmën duhet të bëhet dhe do të bëhet jo përmes skemave jo-konkurruese dhe të shtrenjta që kemi pasur dhe që kanë qenë, sikurse feed-in-tarifat mirëpo përmes skemave konkurruese përmes të cilave sigurohemi që qytetarët do të marrin skemat më të mira dhe më të lira’, ka thënë Ministrja.

Prodhimi i energjisë nga ‘prosumers’ në kapacitete të vogla largon nevojën për kapacitete të mëdha energjetike

E në lidhje me prodhimin e energjisë nga burimet e ripërtëritshme, Ministrja ka thënë se duhet inkurajuar qytetarët për tu bërë prodhues të energjisë elektrike në kapacitete të vogla dhe për nevoja të tyre.

Artane Rizvanolli në KSDW: Strategjia e ardhshme energjetike ndër më të rëndësishmet që nga përfundimi i luftës

Lexo më shumë

‘Ky është një trend botëror, ata që quhen ‘prosumers’, prodhues dhe konsumatorë, apo tani edhe që po i thonë ‘self-consumers’, ose vetë-konsumatorë’, ka thënë Ministrja, ndërsa ka theksuar se për të bërë këtë duhen larguar barrierat teknike dhe financiare, dhe mbase subvencionuar qytetarët për të bërë më atraktiv prodhimin e energjisë në kapacitete të vogla.

Ministrja ka thënë se prodhimi i energjisë në masë të madhe nga secili prej nesh do të lehtësonte sistemin energjetik dhe do të ulë nevojën për të investuar në kapacitete të mëdha gjeneruese.

Në periudhë afatshkurtë nuk mund të heqim dorë nga termocentralet

Në intervistën në Kosovapress, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se Kosova do ta ketë të vështirë të largojë termocentralet në periudhë afatshkurte.

Ne e kemi një situatë ku jemi të varur shumë nga dy termocentralet që i kemi, e që janë të vjetra, jo-eficiente dhe të cilat shkaktojnë edhe ndotje ambientale. Fatkeqësisht, me këtë menaxhim të këtij sektori që e kemi pasur në 20 vitet e fundit, ne nuk mund të themi që në një periudhë shumë afatshkurtë mund të heqim dorë nga këto termocentrale dhe të zëvendësojmë këto me dicka tjetër’, ka thënë Rizvanolli.

Ministrja ka përsëritur se procesi i definimit të ardhmës energjetike merr kohë dhe kërkon planifikim.

Rizvanolli: Dokumentet strategjike të energjisë do të përfundohen në fund të këtij viti

Lexo më shumë

‘Planifikimi duhet të jetë realist, për të bërë këtë planifikim ne duhet të kemi të gjitha informatat relevante, që është arsyeja se pse vendimet për kapacitetet gjeneruese dhe strategjinë në tërësi neve na duhet edhe pak kohë dhe analizë’, ka thënë Ministrja për Kosovapress.

Strategjia e re nuk do të jetë listë dëshirash, strategjitë e mëparshme nuk ishin realiste

Ministrja ka përsëritur se nuk do të merren vendime në mungesë informatash relevante dhe se strategjia e re e energjisë nuk do të jetë listë dëshirash.

‘Këto lloj strategjish nuk janë bërë vetëm në energji, por në secilin sektor në Kosovë. Dhe për këtë arsyje ne jemi sot ku jemi, sepse strategjitë tona nuk kanë qenë realiste dhe shpesh kanë qenë të disejnuara rreth një projekti specifik, sic ka qenë ‘Kosova e Re’ në strategjinë e energjisë së fundit’, ka thënë Ministrja.

Rizvanolli: Tranzicioni i drejtë energjetik, i vështirë për Kosovën

Lexo më shumë

‘Kjo është dicka që ne si qeveri zotohemi që nuk do të përsërisim’, ka thënë Ministrja.

Kosova e Re, projekt i vdekur

Ministrja e Ekonomisë në Kosovë, Artanë Rizvanolli e quan projekt të vdekur termocentralin “Kosova e Re”, por që vendi rrezikon të paguajë 20 milionë euro për shkak se çështja është në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar.

Kompania amerikane “ContourGlobal”, cila u tërhoq nga ky projekt në dhjetor 2020, e paditi Kosovën në Arbitrazh për mosrespektim të kontratës. Rizvanolli tha se asnjëherë nuk ka pasur transparencë rreth termocentralit “Kosova e Re”, për specifikat dhe financimin e projektit.

“Ky është një projekt i vdekur por fatkeqësisht ky është një projekt për të cilin ne si shtet ka mundësi që do të vazhdojmë të paguajmë kosto, rasti është në Arbitrazh Ndërkombëtare, Avokati i Shtetit është duke përfaqësuar Kosovën në këtë rast dhe ka rrezik, unë shumë shpresoj që nuk do të ndodhë por ka rrezik që do të përfundojmë duke humbur miliona apo një përllogaritje është që do të jetë deri në 20 milionë në Arbitrazh për këtë projekt”, tha Rizvanolli.

//Foto: Kosovapress

Ministrja Rizvanolli: ‘Kosova e Re’ nuk është në tavolinë

Lexo më shumë