Search

Ministrja Rizvanolli: ‘Kosova e Re’ nuk është në tavolinë

16 Korrik, 2021


Ministrja e Ekonomisë së qeverisë së Republikës së Kosovës ishte e ftuar në emisionin “Desku” në KTV, për të biseduar për punën e deritanishme, dhe planet e ministrisë në krye të së cilës është ajo.

Padyshim dhe në mënyrë të paevitueshme, bisedimi rreth sektorit të energjisë mori vëmendje të konsiderueshme gjatë diskutimit.

“Vendimet e energjisë janë vendime që merren një herë në disa dekada, janë vendime që do të ndikojnë jo vetëm në ekonomi, por në komplet shoqërinë tonë për gjeneratat e ardhshme”, ka thënë Ministrja gjatë diskutimit, në përpjekje për të sqaruar peshën e vendimmarrjes për sektorin që konsiderohet si shtylla kryesore e çdo operacioni dhe zhvillimi ekonomik.

Në mes të tjerash, përgjatë diskutimit ministrja Rizvanolli mbase qartësoi përfundimisht mjegullën rreth termocentrlait ‘Kosova e Re’, poashtu ku është Kosova në planet e saj për prezantimin e gazit në miksin energjetik, arsyet e mos liberalizimit të tregut në vitet e fundit, ndërsa foli edhe për rëndësinë e lehtësimit të investimeve për ‘prosumers’.

‘Kosova e Re’ nuk është në tavolinë

Pyetja që ishte përcjellur më së shpeshti tek Ministria e Ekonomisë në lidhje me këtë sektor, nëse termocentrali ‘Kosova e Re’ është në planet e qeverisjes aktuale, u adresua qysh në fillim të diskutimit.

“Jo, projekti ‘Kosova e Re’ nuk është në tavolinë, definitivisht, ‘Kosova e Re’ nuk është në tavolinë. Ai është një projekt i cili mendoj që praktikisht është i përfunduar”, tha Rizvanolli.

“Kur po them i përfunduar po mendoj sigurisht jo në një mënyrë të mirë, por në një mënyrë shumë të dëmshme ka përfunduar në arbitrazh dhe avokati i shtetit është duke mbrojtur Kosovën në këtë rast dhe ka mundësi që do të përfundojmë duke paguar dënime milionshe ose dhjetra milionshe për këtë projekt. Mirëpo, nuk kemi plan për ndërtim të kapaciteteve të reja me thëngjill”, theksoi Rizvanolli.

Rizvanolli deklaron se Kosova ka përcaktuar vitin 2050 për dekarbonizim, mirëpo thekson se barra e ndryshimit klimatik i vihet në mënyrë të padrejtë vendeve si Kosova

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, bëri të ditur se Kosova, sikurse Bashkimi Evropian, ka zgjedhur vitin 2050 për dekarbonizim, një datë që deri në këtë moment nuk ishte ndarë e as konfirmuar nga zyrtarë të tjerë qeveritar.

“Cili është plani? Mund t’i jap disa vija të përgjithshme dhe drejtime strategjike në të cilat jemi nisur ne. Ne si shtet kemi bërë zotim për dekarbonizim për vitin 2050, në përputhje edhe me trendet dhe politikat në BE edhe në SHBA me ardhjen e Presidentit Biden.

Mirëpo, teksa potencoi zotimin e bërë nga vendi ynë, në njëfarë mënyre sqaroi se ky objektiv në mënyrë të padrejtë po i vendoset si barrë ekonomive të vendeve më pak të zhvilluara, në këtë rast edhe Kosovës.

“Megjithatë duhet thënë që ne si shtet i vogël, dhe relativisht i pazhvilluar, ndikimin që kemi pasur në krjimin e kësaj krize klimatike globale, ndikimi është shumë i vogël dhe shumë i shkurtër në krahasim në aspektin kohor në krahasim me shtetet e tjera”, tha ajo.

Megjithatë, Rizvanolli tha se heqja dorë nga thëngjilli në mënyrë të mënjeherëshme është thejsht jo reale për Kosovën, teksa sërish përmendi planet dhe përpjekjet e dështuara për dekomisionimin e Kosova A.

“Në këtë aspekt, ne jemi duke bërë një sakrificë më të madhe se sa shtetet e tjera duke hequr dorë prej thëngjillit… Të thuash që do të heqësh dorë nga thëngjilli implikon që nesër do të duhesh të dekomisionosh termocentralet që i kemi. Realisht, kjo nuk mund të ndodhë. Ne dijmë se ka pasur plane, apo të paktën premtime për dekomisionimin e termocentralit Kosova A që nga viti 2008”, theksoi Rizvanolli.

“Mirëpo në mungesë të një strategjie të realizueshme, në mungesë të ndërtimit të kapaciteteve të reja, dhe në mungesë të planifikimi strategjik real për adresim të furnizimit me energji, ne tani jemi në vitin 2021 dhe ende nuk mund të themi se sivjet apo vitin tjetër mund ta dekomisionojmë Kosovën A dhe t’a zëvendësojmë këtë kapacitet”, tha Rizvanolli.

Rizvanolli: Duhet të kemi këmbët në tokë për të parë se si do ta bëjmë tranzicionin energjetik

Ministrja e Ekonomisë potencoi se planifikimi për tranzicionin energjetik në Kosovë po bëhet veçanërisht i vështirë për shkak të mungesës së shumëlllojshmërisë së gjenerimit energjetik, e që rezulton në një sistem energjetik më pak fleksibël.

“Duke përfshirë këtu edhe faktin se ne nuk kemi burime të mjaftueshme ujore të cilat do të na siguronin një fleksibilitet të sistemit dhe një balancim, dhe rezervat e investimet në bateri që do të na mundësonin integrimin më të lehtë të burimeve të ripërtërishme të energjisë janë shumë të kushtueshme”, sqaroi Rizvanolli.

Në këtë mënyrë, ajo poashtu theksoi se duhet të kemi të dy këmëbt në tokë dhe të mendojmë realisht çfarë kapacitete kemi, në raport me jetëzimin e tranzicionit energjetik.

“Do të thotë, ne duhet të jemi të vetëdijshëm, ne kemi vizionin se ku duam të arrijmë mirëpo nga ana tjetër duhet të kemi këmbët në tokë dhe të dijmë realisht për çfarë kapacitete kemi, dhe teknikisht edhe financiarisht, për të parë se si do ta bëjmë këtë tranzicion”, theksoi ajo.

Rizvanolli: Strategjitë e mëparshme të energjisë kanë ngjarë si listë dëshirash, strategjia e re në fund të vitit apo fillim të vitit të ardhshëm

Ministrja Rizvanolli poashtu tha se strategjia e re e energjisë së vendit do të jetë e gatshme në fund të vitit, apo në fillim të vitit tjetër.

Në këtë mënyrë, ajo listoi elemente të cilat nuk ishin paraqitur më parë në strategjitë e mëparshme të energjisë.

“Brenda këti viti apo fillimit të vitit tjetër ne do të kemi një strategji të energjisë, një strategji e energjisë e cila për herë të parë do të jetë një strategji e energjisë e cila do të ketë edhe parashikimin e kostos së realizimit të saj, dhe do të merrë parasysh edhe ndikimin e investimeve të ndryshme në tarifa për konsumatorët, një gjë që nuk është bërë më herët”, tha ajo.

Ajo nënvizoi se në kontrast ndaj strategjive paraprake, që sipas saj kanë ngjarë më shumë si listë dëshirash, kjo e fundit do të përfaqësoj një strategji të realizueshme.

“Mendoj që hapi i parë në planifikim strategjik është që të jesh real në planifikime strategjike. Nëse bëjmë strategji që janë listë dëshirash, siç ka ndodhur këto 20 vite në Kosovë, jo vetëm në sektorin e energjisë, nëse e bënë një listë dëshirash pa përcaktuar prioritete, pa e ditë se di do të arrishë aty, si do t’i financosh ato aktivitete, arritjen e atyre objektivave, atëherë ti në start nuk je i gatshëm për ta realizuar”, tha ministrja e ekonomis, Rizvanolli.

Rizvanolli: Tani janë duke u bërë tri studime fizibiliteti që kanë të bëjnë me gazin

Pasiqë qartësoi se termocentrali ‘Kosova e Re’ nuk është më në tavolinë apo në planet e qeverisë aktuale, Rizvanolli foli për alternative të tjera për të siguruar funizimin me energji në vend.

Përkatësisht, Rizvanolli foli se ku gjindet Kosova në lidhje me burimin e shumëpërfolur fosil mbase do të shërbej si burim tranzicional në vend, gazin.

“Gazi për ne si shtet do t’i kishte disa përparësi. Nga njëra anë do të na mundësonte, nëse do të ndërtohen kapacitete gjeneruese të energjisë elektrike nga gazi, kjo do të na mundësonte që të zëvendësojmë kapacitetet aktuale të thëngjillit, për atë konsumin bazë, për atë kapacitetin bazë të konsumit për një periudhë. Gjithashtu, gazi lejon më shumë fleksibilitet të sistemit energjetik se sa kapacitetet e thëngjillit”, theksoi Rizvanolli.

“Nga ana tjetër, po jetojmë në një kohë kur edhe gazi konsiderohet si burim energjetik tranzitor, që na lë neve në një pozitë të papërshtatshme si Kosovë, për arsye se në njërën anë jemi duke konsideruar gazin si burim i cili do të na shërbente shumë, nga ana tjetër është një burim tranzitor do të thotë gjasat janë që nuk do të përdorej përtej vitit 2050, dhe ne do të investonim nga zero infrastrukturën e gazit”, tha ajo .

Ajo potencoi se kostoja e sjelljes së gazit në një vend si Kosova është mjaft e lartë, duke marrë parasysh se çdo gjë duhet të fillojë nga zero

Mirëpo, ajo tha se aktualisht janë duke u zhvilluar tre studime fizibilitete ku hynë master plani për gazin, zhvillimin e infrastrukturës së gazit në Kosovë, dhe fizibilitetin e interkoneksionit potencial në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

“Dhe kur po flasim për inftrastrukturën e gazit, nuk po flasim vetëm për infrastrukturë fizike duke përfshirë edhe gypat për sjelljen e gazit, përfshirë kapacitetet e reja gjeneruese, do të duhej të themelohej transmisioni, sikuse për energji, pastaj edhe për distribuim më tej brenda qyteteve në amvisëri dhe bizneset, kjo vetëm sa e rritë koston dhe kohën e cila duhet për të ndërtuar kapacitetet. Gjë që e vë në pikëpytje fizibilitetin ekonomik të gazit”, tha Rizvanolli.

“Jemi në një situatë ku janë bërë disa studime parafizibilitetit përgjatë viteve të kaluara. Tani janë duke u bërë tri studime fizibiliteti që kanë të bëjnë me gazin, duke përfshirë masterplanin për gazin, zhvillimin e infrastrukturës së gazit në Kosovë, dhe fizibilitetin e interkoneksionit potencial në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës”

“Çfarë mund të themi tani për tani është që nuk kemi informata të mjaftueshme që do të na lejonin të kuptojmë fizibilitetin ekonomik të këti opsioni”, tha ajo.

Rizvanolli: Janë disa gjëra në energji që duhen bërë, dhe do të bëhen pavarësisht se cilat janë kapacitetet gjeneruese. Këto janë rritja e efiçensës së energjisë

Tutje, ministrja Rizvanolli sërish kritikoi strategjitë e mëparshme planifikimi i të cilave në mënyrë të vazhdueshme u pengua nga idetë për kapacitete të reja të gjeneruese, zakonisht të thëngjillit, e në shumicën e rasteve në mënyrë të përvecme ‘Kosova e Re’

Mirëpo, ajo theksoi se disa gjëra duhen bërë pavarësisht se cilat janë kapacitetet gjeneruese, e sipas saj është rritja e efiçensës së energjisë.

Në këtë mënyrë, ministrja vuri theks të vecant në zhvillimin dhe zgjerimin e sistemeve të ngrohjes qendrore në nivele komunale si një mjet që do të ndihmojë të ulë kërkesën për energji elektrike gjatë sezonës së dimrit.

“Janë disa gjëra në energji që duhen bërë, dhe do të bëhen pavarësisht se cilat janë kapacitetet gjeneruese. Këto janë rritja e efiçensës së energjisë”, tha Rizvanolli.

“Ngrohja qendore është një opsion tjetër e cila është duke u shikuar. Ne kemi filluar procesin e studimit të fizibilitetit për ngrohje qendrore në gjashtë komuna të tjera të Kosovës, mirëpo gjithashtu paralelisht është duke u punuar edhe në fizibilitet të zgjerimit të rrjetit në Prishtinë”, theksoi Rizvanolli.

“Kjo do të thotë që, nëse ne e zgjidhim problemin e ngrohjes qendore, atëherë ne kemi më pak nevojë për kapacitete të reja gjeneruese, dhe nga ana tjetër çka është shumë me rëndësi poashtu, kemi më pak nevojë për import në një kohë kur importi është i shtrenjtë, për arsye se kërkesa është më e lartë gjatë dimrit edhe përvec që cmimi është më i shtrenjtë edhe ngarkesës së tepërt të rrjetit edhe humbje teknike ka më shumë”, tha ajo.

Tutje ajo përmendi edhe elemente të tjera që duhen adresuar gjatë këti mandati dhe më tutje, si ulja e humbjeve teknike komerciale, shfrytëzimi i interkoneksionit dhe bashkëpunimit me Shqipërinë

“Ulja e humbjeve teknike komerciale gjithashtu është diçka që duhet të bëhet, pavarësisht kapaciteteve energjetike, interkoneksioni me Shqipërinë dhe bashkërendimi i politikave dhe rregullave të tregut është diçka që mund të na ndihmojë shumë”, tha ajo.

“Kjo gjithashtu për faktin që kemi një komplimentaritet edhe që burimet ujore që i ka në dispozicion Shqipëria mund të na japin neve atë fleksibilitetin që nuk e kemi me kapacitetet tona me thëngjill, dhe na lejon edhe në të ardhmen të integrojmë më shumë kapacitete gjeneruese nga burimet e ripërtëritshme”, theksoi Rizvanolli.

Duhet të nxisim prodhimin e energjisë nga burimet e ripërtëritshme nga amvisëritë dhe nga bizneset

Ajo poashtu përmendi edhe “prosumers”, apo konsumatorët vetëprodhues që sipas saj kanë potencial të luajnë rol kyc në dekarbonizim sidhe për të ulur barrën e invstimeve të mëdha kapitale për të siguruar sigur të furnizimit.

Në një frymë shpresdhënëse, pasi është përmendur shumë herë nga përfaqësues të sektorit privat të përfshirë në teknologji të BRE, Rizvanolli theksoi se është tepër me rëndësi të heqim barrierat teknike dhe financiare të cilat aktualisht ekzistojnë.

Në këtë mënyrë, ajo poashtu përmendi edhe subvencionimn potencial në mënyrë që të bëhet më e përballueshme kostoja e investimit të teknologjive për vetëkonsum, zakonisht paneleve solare, për biznese dhe amvisëri.

“Është trend botëror dhe duhet ta kemi edhe ne, duhet të nxisim prodhimin e energjisë nga burimet e ripërtëritshme nga amvisëritë dhe nga bizneset. Është tepër me rëndësi të heqim barrierat teknike dhe financiare të cilat aktualisht ekzistojnë dhe pastaj mund të flasim për subvencionime në mënyrë që jetë më e lirë për bizneset dhe konsumatorët që të investojnë në kapacitete të vogla gjeneruese të ripërtëritshme”, theksoi Rizvanolli.

“Në mënyrë që të jemi më pak të varur dhe të kemi më pak nevojë të ndërtojmë kapacitete të mëdha gjeneruese që kërkojnë shumë kosto të kapitalit, dhe shumë planifikim dhe mund të ndikojnë negativisht në rritjen e tarifave të konsumatorëve”, tha ajo ndër të tjera.

Rizvanolli: Arsyjet politike dhe ndoshta ndikimi i politikës në Rregullator ka qenë faktor kyc në liberalizimin e tregut

Krejtësisht në fund të bisedimit rreth sektorit të energjisë, ministrja Rizvanolli preku edhe liberalizimin e tregut të energjisë, si një çështje mjaft të ndjeshme të sektorit, e që mbase ende nuk dihet zgjidhja adekuate për të.

Sipas saj, arsye e shtyerjes së vazhdueshme të implementimit të këti obligimi ndërkombëtar ka ndodhur për arsye se përbënë një vendim të madh politik, që qeveritë e kaluara e kanë konsideruar si jo popullor.

“Mund të them që ky është një obligim të cilin Kosova e ka marrë si palë nënshkruese e traktit të Komunitetit të Energjisë, dhe kjo ka ndodhur para shumë vitesh, ndërsa zbatimi është vonuar”

“Kisha thënë që arsyet politike dhe ndoshta ndikimi i politikës në Rregullator ka qenë faktor kyc në këtë aspekt. Mendoj që është vendim jo popullor për faktin që do të qonte deri tek ngritja e cmimeve në afat të shkrutër për një pjesë të konsumatorëve, edhe kjo ka qenë ndoshta arsyeja e shtyerjes.

Rizvanolli për liberalizimin e tregut: Problemi në konstekstin Kosovar është se ka barriera në treg që pengojnë furnizuesit të garojnë me cmime konkurruese

Mirëpo, ministrja Rizvanolli si e thirrur e fushës, sqaroi edhe arsyet teknike dhe barrierat aktuale në treg që po pengojnë derregullimit të tregut të energjisë në Kosovë.

Ajo i’u referua një hulumtimi paraprak të bërë nga ZRrE, ku nënvizoi Marrëveshjen për Frunizim me Shumicë që ishte pjesë e kontratës së privatizimit të KEDS, sidhe publikimin e profileve të standardizuara të ngaresës nga KEDS, që sipas saj do të duhej të ishin në dispozicion edhe të furnizuesve të tjerë.

“Liberalizimi i tregut nënkuptonë që konsumatori mund të zgjedhë furnizuesin e energjisë. Sipas logjikës ekonomike konkurrenca në mes të furnizuesve do të conte në një cmim më të lirë”, tha ajo.

“Problemi në konstekstin Kosovar është se ka barriera aktualisht në treg të cilat pengojnë furnizuesit të garojnë me cmime konkurruese në treg, dhe sipas një hulumtimi të bërë nëse nuk gaboj nga ZRrE, barierat kryesore janë Marrëveshja për Furnizim me Shumicë (Bulk Sypply Agreement), e nënshkruar si pjesë e kontratës së privatizimit të KEDS, dhe tjetra është publikimi i profileve të standardizuara të ngarkesës nga KEDS, që do të duhej të ishin në dispozicion edhe të furnizuesve të tjerë”, theksoi Rizvanolli.

Sidoqoftë, ministrja Rizvanolli propozoi që me plotësimin e bordit të ri të ZRrE, do përbënte një ide të mirë që të organizohej një debat apo emision ku ata do të sqaronin më mirë implikimet e liberalizimit të tregut në mënyrë që të informohen më mirë qytetarët.