Search

Rizvanolli po vazhdon negociatat me MCC-në, a po vijnë bateritë në Kosovë?

11 Maj, 2022


Qeveria e Kosovës rishtazi ka filluar negociatat për marrëveshjen e Kompaktit me MCC-në, negociata të cilat janë inaguruar nga Kryeministri Kurti të premten e kaluar pas një takimi ne krzeshefën e MCC-së, Alice Albright.

Marrëveshja për Programin Kompakt është një proces negociator ku negociohen specifkat e projektit, si dhe marrëveshja e bashkëfinancimit në mes të Kosovës dhe SHBA-së, nga e cila, 200 milion dollarë do të vijnë në formë të grantit, dhe Kosova pritet të kontriboj në një pjesë.

Sipas informatave, delegacioni, i cili është i udhëhequr nga Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, përbën një delegacion të nivelit teknik nga ministritë e linjës, të cilët janë ekspertë të fushave të energjisë, mjedisit, financimit, dhe ligjit.

Rizvanolli nga SHBA: Programi Kompakt do të jetë kyç për mundësimin e tranzicionit energjetik të Kosovës

Lexo më shumë

Granti pritet të përdoret për ndërtimin e një impianti të baterive akumuluese me kapacitet 200 MWh. Vlen të theksohet se një teknologji e ngjashme në rajon gjendet vetëm në Itali dhe Slloveni, impiante të cilat janë dukshëm më të vogla në krahasimin me projektin e paraparë nga Qeveria e Kosovës, që pritet të ketë kapacitetet më të mëdha në Evropë, raporton Kosovo.Energy.

Po ashtu, shtetet e Ballkanit dhe disa shtete të BE-së si Rumania, Bullgaria, dhe Greqia, nuk e posedojnë ende këtë teknologji inovative, raporton Kosovo.Energy.

Bateritë akumuluese, që pritet të rrjedhin nga kjo marrëveshje, do të mundësojnë akumulumin e energjisë së natës për konsum gjatë ditës. Një problem i cili po ndikon në humbje të energjisë, si dhe importet e shtrejta të nevojshme për përmbushje të kërkesës për rrymë- të gjithë faktorë që po kontribuojnë në rritje të çmimeve, raporton Kosovo.Energy.

Përveç ndërtimit të këtij impianti, një pjesë më e vogël e grantit do të përdoret për fuqizimin të gruas dhe zhvillim të fuqisë punëtore në sektor të energjisë.