Search

Rizvanolli për strategjinë e energjisë: Pas 2 javësh do ta kemi draftin fillestar

31 Mars, 2022


Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se drafti fillestar i strategjisë së ardhshme energjetike të Kosovës për periudhën 2022-2031, do të bëhet publik në dy javët e ardhshme.

Rizvanolli ndau në vija të trasha se çfarë do të përmbajë strategjia e ardhshme sa i përket planeve për investime në kapacitete të reja gjeneruese të energjisë elektrike.

Sipas Rizvanollit, fokusi kryesor në aspektin e investimeve do të jetë në zhvillimin e energjisë së ripërtëritshme.

Megjithatë, ajo vuri në dukje se investimet duhet të bëhen edhe në termocentralet e vjetër dhe në përkeqësim të qymyrit, Kosova B dhe Kosova A, ndërsa për këtë të fundit projektet dhe investimet mund të jenë më të vogla në krahasim me Kosova B.

Ndonëse, Ministrja i Ekonomisë theksoi se strategjia e ardhshme nuk do të përfshijë plane apo projekte për ndërtimin e një termocentrali të ri me qymyr në Kosovë.

Këto komente, Rizvanolli i bëri gjatë emisionit Rubikon në kuadër të KlanKosova.

“Ne jemi në proces të zhvillimit të strategjisë së energjisë. Ka qenë një proces i hapur ku janë përfshirë të gjitha institucionet relevante lokale për herë të parë në ËorkShopin e parë që e kemi mbajtur në majin e vitit të kaluar, ka pasur përfaqësues të institucioneve Kosovare dhe ndërkombëtare, që kanë ardhur pas ëorkshopit dhe më kanë thënë që është hera e parë që në Kosovë po flitet për energji në mënyrë të hapur dhe është hera e parë që nuk po merren vendime për energjinë prapa dyerve të mbyllura”, tha ajo.

“Shume shpejtë do të kemi edhe draftin e parë i cili do të qarkullohet fillimisht brenda institucioneve dhe ekspertëve, para se të dal për konsultim publik, ai konsultimi formal publik, me që e konsiderojmë të rëndësishme që inputetet e të gjithëve të kenë mundësi të përfshihen në një fazë të mëherrëshme”, theksoi Rizvanolli.

“Disa gjëra janë të qarta, termocentral të ri me thëngjill nuk do të ketë”, tha ajo.

“Burimet e ripërtëritshme të energjisë do të kenë rol kyc, investimet në Kosovën B termocentralin 40 vjecar duhet të ndodhin. Ndërsa, sa i përket cështjeve të tjera janë cështje të cilat do t’i diskutojmë së shpejti”, bëri të ditur ajo.

“Ka mundësi që kjo të jetë pjesë e zgjidhjes, jo krejt Kosova A, një njësi ose dy. Mirëpo, kjo nuk është e vendosur, cfarë është me rendësi të thuhet është se për herë të parë kemi një strategji e cila shikon përpara drejt dekarbonizimit të sektorit të energjisë deri në vitin 2050”, theksoi Rizvanolli.

“Rritja e burimeve të ripërtërtitshme të energjisë është një prej objektivave kryesore, rritja e eficensës që do të na mundësojë në fakt të kemi më pak nevojë për investime të shtrenjta, dhe cmime më të larta, është një objektiv kryesor tjetër”, nënvizoi ajo.

“Si do ta menaxhojmë këtë tranzicion kjo është pjesa e cila do t’i përgjigjet strategjia shumë shpejtë”, tha ajo.

“Pas përafërsisth 2 javësh do ta kemi draftin fillestar. Momentalisht ekzistojnë të them ashtu, kemi copa të draftit jo të konsoliduara të cilat i kemi qarkulluar pjesë, pjesë brenda qeverisë dhe brenda ekipeve që po punojnë në strategji”, theksoi Rizvanolli.

“Brenda dy javësh pritet të kemi një draft fillestar të konsoliduar i cili do të trajtohet në mënyrë përmbajtësore, jo vetëm për sye e faqe me të gjithë akterët relevant, duke përfshirë këtu shoqërinë civile, deputetët, dhe partnerët zhvillimor. Besoj që periudha e ardhshme e konsultimeve do të zgjasë përafërsisht një muaj”, tha ndër të tjera ministrja Rizvanolli.